• |
ide | kryesore

Trump: Ushtria amerikane gati të përballojë çdo gjë

Planet, Të fundit



Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dalë në një deklaratë për shtyp pas sulmit që Irani ka bërë mbi bazat e ushtrisë amerikane.

Trump u shpreh se asnjë ushtar nuk është dëmtuar nga sulmi i mbrëmshëm i regjimit të Iranit, teksa shtoi se të gjithë ushtarët tanë janë mirë dhe janë shkaktuar vetëm disa dëme minimale.

Presidenti amerikan theksoi se ushtria e Amerikës është e gatshme të përballojë çdo gjë dhe nënvizoi se asnjë jetë amerikane apo irakiene nuk është humbur nga sulmi i Iranit.

Ai shtoi se Irani ka qenë financuesi kryesor i terroristëve.

“Javën e kaluar morëm përsipër që të sulmonim një terrorist që rrezikonte jetët e amerikanëve. Solemeini ka qenë përgjegjës për shumë sulme.”, tha ndër të tjera Trump.


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *