• |
ide | kryesore

Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Yuri Kim bëri të enjten betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zonja Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Zonja Kim ka thënë gjithashtu se do të inkurajojë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat në drejtësi. Ajo është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional. Zonja Kim pritet gjithashtu të inkurajojë Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake./VOA


8 Comments

  1. Profil sekretare ekzekutive .. jo diplomate e mirefillte, madje amatore e heres se pare! Dihet, babloku i con naten “thesin” dhe nje “dashnor bukurosh”! Si puna e Luigjit qe i cuan dashnore nje nga me “profesionistet e trajtimit te penisit” qe kur ishte te UNYT.

  2. Ne u japim shume rendesi ambasadoreve, qe mos zgenjeheni dhe me kete, keta ambasadoret bashkepunojne me ke ju duket me i forti ne terren, deri tani Rama kane menduar. Po te beje pune opozita e forcohet do vene pas asaj si faktori me i forte ne terren. HALLET TONA SDO NA I ZGJIDHIN TE HUAJT ata vine ketu per problemet e tyre, dhe ikin me rradhe.

  3. Ambasadorja e re SHBA perfaqeson politiken e President Donald Trump dhe si e tille eshte Ministre e plotfuqishme e SHBA jo ambasadore dhe ka te drejte te informoje SHBA per situaten ne Shqiperi.
    Ish ambasadori LU nuk qendroi ne Linjat e Politikës se Presidentit Donald Trump pasi perfaqesonte administraten Obama.

    Urime Ambasadores per emerimin ne njr kohe teper te veshtire per Shqiperine dhe Shqiptaret

    1. Nuk eshte Kineze- koreane Veriore- por Koreane e jugut e lindur ne shtetin Guam te SHBA. Shqiperia ka fatin te kete per here te pare pas 100 vjetesh marredheniesh SHBA – SHQIPERI nje Ministre te plotfuqishme te SHBA dhe jo ne rangun e Ambasadorit.

  4. Nuk eshte Kineze- koreane Veriore- por Koreane e jugut e lindur ne shtetin Guam te SHBA. Shqiperia ka fatin te kete per here te pare pas 100 vjetesh marredheniesh SHBA – SHQIPERI nje Ministre te plotfuqishme te SHBA dhe jo ne rangun e Ambasadorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *