• |
ide | kryesore

I dërguari i Trump i kërkon Albin Kurtit të heqë taksën me Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori Richard Grenell, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si i dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë – Beograd i presidentit Donald Trump.

Menjëherë pas këtij takimi, Grenell deklaroi se çështja e krijimit të qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.

“Edhe vende si Britania e Gjermania kanë pasur probleme me krijimin e koalicioneve për qeverisje”, i tha Grenell Kurtit.

Grenell u shpreh se fokusi i tij është ekonomia, duke marrë shembull suksesin e administratës së Presidentit Trump. Më pas shtoi se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe se duhet të krijohen vende të reja pune.

Ambasadori Grenell ritheksoi se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës.


3 Comments

  1. Po z.Grenell,e drejte,por vetem me nji ndryshim rralle:Bllokimi qe Serbia i bani Kosoves,per gjithcka qe dihen tashma’,ishte hapi i pare i Serbise kunder Kosoves.Taksa erdhi si kunderpergjigje reciproke.Pra duhet e para Serbia te ndaloje bllokimin dhe te njohe Kosoven SHTET.

  2. Trampi e ka derguar per marveshjen Kosove-Serbi,por a mund te flitet per kete problem,pa qeveri te formuar dhe konstitiuar nga Parlamenti i Kosoves?Krijimi i qeverise,nuk i interesoka Granellit,se nuk qenka ceshtje e tija,por problemi per te ,na qenka ekonomia!!!!Por kush do e drejtoje ekonomine,nese nuk krijohet qeveria>?Ky,njelloj si Palmeri,dikur ne Tirane,shkojne,leshojne ndonje batute dhe sikur te ishin Zoti,ne kete toke,e sidomos ne Kosove,leshojne edhe porosi (ne forme urdheri),te behet kjo,apo te hiqet ajo.Po Kosova do veproje simbas porosive te tjereve,apo simbas programit qe ka vete qeverija (ajo ne detyre,apo ajo qe do krijohet).Po Ambasadori Amerikan ne Kosove,cfare ben,qe vjen ky tjetri,prej Gjermanije ,per te bere punet e ketij qe eshte ne Prishtine?Ose te ndrrojne vendet,ose ky i Prishtines te hike e t.i lere vendin nje tjetri,qe t’i dale per zot punes (Sepse ky qe eshte,sic duket nuk i pelqen dikujt ne Amerike).

  3. Thoni c’te doni por rezistenca per taksen ishte levizje mjeshterore e Ramushit. Tani Kosova do marre dicka ne kembim te heqjes, nderkohe qe nuk sakrifikoi apo humbi asgje. Tani Kurti duhet te perpiqet te marri pazarin me te mire nga taksa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *