• |
ide | kryesore

I dërguari i Trump thirrje Albin Kurtit: Hiqni taksën 100% ndaj Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Grenell, i cili është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, tha se pret që “taksa të hiqet menjëherë”.

“Ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive (në Kosovë) se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së këtij vendi”, tha Grenell në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Në fund të vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn, u ka vënë taksë 100% importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kjo ka bërë që të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do të rikthehet në dialog pa u hequr taksa.

Kjo masë nuk është hequr edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta bërë një gjë të tillë.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është zgjedhur në këtë detyrë të hënën, ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ka paralajmëruar formimin e një ekipi gjithëpërfshirës për këtë proces.

Kurti po ashtu ka thënë se është i gatshëm të ndërmarrë masa reciproke tregtare, ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.


4 Comments

  1. Pse nuk i ben me pare thirje Trumpit te heqe taksat per produktet nga Europa, Kina, Meksika etj. Per te mos folur per embargot. Me qe ra fjala, si eshte puna me Korene e Veriut.?
    Ama cja mblodhi Trumpi, hic spo ben me raketa Kimi.

  2. Grenell,me pare duhej t’i kish uruar qeverine e re ,e me vone kur te takohet me kryeministrin Kurti,te ulet e te diskutoje simbas programit te qeverise se re.Per problemet qe ka Kosova,qofte edhe me qeverine Serbe,eshte zgjedhur qeverija Kurti dhe ajo do veproje sikunder pa paralajmeruar edhe me pare Zoti Kurti.Nderkombetaret,po munden te ndihmojne,do jene te mirepritur,por hallet e veta i din vete Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *