• |
ide | kryesore

I dërguar i Trump mbështet Albin Kurtin për heqjen e taksës ndaj Serbisë: Kadri, po e dëmton Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veseli, pasi ky i fundit deklaroi se Albin Kurti nuk duhet të nxitohet për ta hequr taksën ndaj Serbisë.

Pas kësaj deklarate, Grenell me anë të një postimi në twitter i është drejtuar Kadri Veselit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë taksën ndaj Serbisë.

Postimet në Twitter mes Grenell dhe Veselit

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë, në reagimin e djeshëm Veseli i ka thënë Kurtit se nuk duhet të dorëzohet përpara Serbisë, duke aluduar për mos heqjen e taksës.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, kishte shkruar Veseli.

Kujtojmë se Grenell ka kërkuar heqjen e taksës edhe përgjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, ndërkohë që tha është i përkushtuar për një rinisje të negociatave Kosovë-Serbi, përmes bashkëpunimit ekonomik.


3 Comments

  1. Kadriu ka shume te drejte,por Grenell,shikon porosite qe ka marre,qe sic duket Palmeri nuk do te kete qene shume dakort,prandaj e kane spostuar.Shikoni edhe reagimin e Vucic,qe thote se edhe me reciprocitetin,ne nuk do e njohim Kosoven.Atehere,perse duhet te hiqet Taksa,perpara kesaj garancie te Vucicit,se mosnjohjes se Kosoves?

  2. Diplomat shume intreresant ky Grenell. Te githe thone qe taksa pengon dialogun dhe eshte kunder marreveshjeve nderkombetare, ndersa Grenell thote qe pengon ekonomine e Kosoves. Pragmatizem i larte

  3. Reciprocitet do te :”NJOHJE PA KUSHTE E KOSOVES=SHTET I PAMVARUR”.Pergjigje;” HEQJA E TAKSES 100% TE PRODUKTEVE SERBE”.
    Vucic asht kundershtar i forte.Kundershtari i forte nuk te dobson,perkundrazi te forcon.Kosovaret nuk jane servile pa shtylle korrizore(si Ne te Albanise Adriatikase)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *