• |
ide | kryesore

Lubonja: Krimi pastron paratë me ndërtime, OFL-ja një spektakël i qeverisë

Lajme, Të fundit


Analisti Fatos Lubonja e shikon si kulmin e një padrejtësie të madhe dhe hipokrizi atë që po ndodh me OFL-në. Në emisionin “Real Story” në News24, Lubonja tha se pastrimi i parave bëhet në sektorin e ndërtimit, por sipas tij, kjo është një qeveri që bën pastrimin e parasë bashkë me krimin dhe bashkëpunon me krimin.

“Mua më kujtohet një thënie e Platonit. “Padrejtësia më e madhe, – thotë Platoni – është kur ai që e bën pretendon se po bën drejtësi”. Unë e përjetoj si kulmin e një padrejtësie, hipokrizie që më revolton dhe më shumë kur thonë: “Ja po kapim ca kriminelë…”

Në qoftë se unë dua të shikoj krimin… boll të shikosh ato makinat Range Rover dhe e regjistron, pastaj bën një hetim. Por më shumë se Range Rover-at këtu janë grataçelat dhe pallatet që po na ngre kryebashkiaku dhe kryeministri.

Nuk ka bir nëne që të më bindë mua që këto gratacela dhe pallate po i ngre ekonomia shqiptare në lulëzim, njerëzit që kanë nevojë për strehim, për të hapur supermarkete. Nuk ka bir nëne që të më bindë mua që këto nuk janë pastrim parash. Për pastrim parash të krimit të organizuar. Ka një lidhje shumë të thjeshtë, ky që jep lejen e drejtimit nuk e ditka fare kujt ia ka dhënë lejen, pse po ndërtohet kjo? Ja ku u bë lidhja.

Sa leje ka dhënë Veliaj këto 3-4 vitet e fundit, me qindra, që nuk kanë lënë qoshe në Tiranë pa ngritur, s’ke nevojë shumë për të kuptuar që kjo është një qeveri që bën pastrimin e parasë bashkë me krimin dhe bashkëpunon me krimin.

Lidhjet i kemi dhënë. Policinë që bashkëpunon me Vangjush Dakon e kriminelët për votat. Tani na del një operacion që do luftoka krimin. Unë tani pashë një aksion me 600 makina brenda një dite, të sekuestruara, të blinduara… Si u zhvilluan këto njerëz kështu me 600 makina të blinduara si erdhi kjo punë? Ne një ditë 600? Pyet çik këto pallatet sa i shesin, 7 mijë euro metri katror, 2 mijë euro. Kush janë këta që i ndërtojnë dhe që i blejnë? Kemi ndonjë ekonomi tjetër që po zhvillohet gjithë kjo”, – theksoi Lubonja.

Ai u shpreh se OFL nuk ka ndryshim nga ligji anti-mafia i miratuar në kohën e Berishës që u kundërshtua atë kohë nga Vasilika Hysi, sot deputete e PS, atëherë kryetare e Komitetit të Helsinkit.

“Çfarë ndryshimi ka ky ligji OFL-ja, KÇK-ja më duket tmerr të thuash, nga ligji antimafia, të cilin më duket se e ka bërë Berisha, por s’ka rëndësi dhe Vasilika Hysi e ka sulmuar si ligj që prek të drejtat e njeriut… Çfarë ndryshimi ka nga ky? S’ka asnjë ndryshim më rezulton mua por do të bësh një shoë”, tha Lubonja që theksoi se edhe operacionet anti-OFL janë një spektakël, duke shtuar se nga këto operacione nuk goditen “kriminelët” pranë qeverisë.

“Shumë shqiptarë thonë ky vend nuk bëhet. Do them një batutë por shumë domethënëse. Po mbushja makinën me karburant mes Lushnjës e Fierit. Më pyeti ai: “Do bëhet ky vend? – më tha, meqë më njohu meqë dalim në televizor. Më tha “e di kur do bëhet ky vend, kur të vijnë të gjithë nga Siria, nga ata vende, atëherë do bëhet” tha. Kështu tha. Asgjë nuk duket mirë në horizont. Edhe OFL, operacioni “Forca e ligjit” nuk godet njerëzit afër qeverisë”, – tha Lubonja.


7 Comments

  1. Ky trapin pallatin e vet me KASH be dore e beri,Tani thua se zbuloi ndonje gje te re.
    E gjthe Amerika me para te thata eshte ndertuar.

  2. Respekte Fatos, je nga te paktet qe ke ashtu poshte dhe thua te verteta.

    Respekt o opozitar i vertete.

  3. Fatos Lubonja eshte nga te vetmit intelektuale, ne mos i vetmi, qe pa reshtur thote te vertetat lakuriqe, me analize mendimi dhe argumente. Konsekuent, i pakorruptueshem, asnjehere nuk i ben fresk politikes.

    Te njejten gje duhet te benin te gjithe ata “intelektuale” bythpambuke e te parfumosur, qe rrihen e ngrohen buze vatres rilindase komuniste socialiste.

  4. po billet beton pafund ne Tirane packa se QSUT u mbush me te semure nga tumoret mushkerite zemra si pasoje e mbindotjes e mungeses se ajrit. Po si nuk u ngopen qe u zente gryken. Mire qe per nje shesh ne lagje per femijet, a ndonje copez bari a ndonje pishe qe sbehet fjale si dhe as makine e parking, po ajer line te pakten se e mbytet fare o maskarenj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *