• |
ide | kryesore

SHBA-ja anulon projektet madhore në Kosovë derisa të hiqet taksa ndaj Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që t’i anulojnë të gjitha projektet e rëndësishme të investimeve të tyre në Kosovë, derisa Qeveria e Kosovës të marrë vendim për anulimin e taksës kundër mallrave të Serbisë.

Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosove-Serbi, mësohet se sot ka pasur një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilëve ua ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë, nëse hiqet taksa.

“Megjithëkëtë, SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, ka thënë ky burim për RTK.

Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në Twitter, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.

“Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter.


9 Comments

    1. Ëahtë ai trapi Trampi që do patjetër të bëhet një marrëveshje Serbi- Kosovë që të lavdërohet se arriti të bëjë paqen. Është vetëm egoja e tij e sëmurë, asnjë qeveri amerikane nuk do detyronte popullin më pro-amerikan në botë të heqin taksën e ndaj argatit të Rusisë.
      Vazhdoni me rrugën tuaj e mos e çani kokën për pseudo ‘investimet madhore’

  1. I kanë vet[m në letra projektet për Kosovën, sepse projektet e vërteta miliarda dollarëshe janë zbatuar në Serbi, prandaj Kosova nuk ka çfarë humb nga anullimi i projekteve virtuale.

  2. Nqs dhe ambasadorët amerikan në Shqipëri do të mbanin këtë qëndrim jodiplomatik për edvinin Shqipëria do të ishte shumë më e mirë.

    Nqs ambasadorët amerikanë në Kosovë do të ishin pak më diplomatikë kur shtetarët e Kosovës mbrojnë të drejtat kombëtare problemet në Kosovë nuk do të ishin kështu.

    Duket se ambasadorët amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë ndjekin më tepër një axhendë personale sorrosiane serbe se sa axhendë të shtetit amerikan, dhe nqs kjo është vërtet axhenda amerikane në shtetet shqiptare në Ballkan Fuck ju abasadorë!

  3. Mr Grenell ,zahmet e ke t’lutem KISS MY ASS!!!
    Ku ishin kto milionat e investimeve!? A din kush gja ah!!??
    Referendum per heqjen ose jo te takses.
    Te pyetet popoulli i Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *