• |
ide | kryesore

Presidenca i përgjigjet Ramës, i bën 6 pyetje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit Tedi Blushi, deklaratave të bëra sot nga kryeministri Rama në parlament.

Në një postim të gjatë në facebook, Blushi shkruan se Presidenti i Republikës nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar, ndërsa sqaron edhe një herë se kreu i shtetit ngriti flamurin amerikan në manifestimin e 2 marsit, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa liston disa pyetje për kreun e qeverisë, Blushi publikon edhe një video të kryeministrit .

Postimi i plotë: 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtare, flamurit më të bukur në botë.
Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA , të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanë, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI.
Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanë të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan?? në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë.
Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.
Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:

1. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?

2. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?

3. Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?

4. Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?

5. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?

6. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar??, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?
Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.
ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE! ??❤??
Për të gjithë ata shqiptarë dhe amerikanë që i kanë harruar këto pamje skandaloze, ju lutem të shohin më poshtë videot e turpshme dhe të pacipa të Gruas së Bilalit:


15 Comments

  1. META , NE KETE TASHME ENJOHIM SE Ç’SOJ ESHTE . TI NA THUAJ AJE PER GREVEN E URISE QE BERE NE 2008 APO TANI AJO ÇORBE TE PELQEN EDHE TY? NE DARKE PARA SE TJA HYPESH MURGESHES , THUAJ TA ÇOJE AMANETIN TEND TE 2008 DERI NE FUND , THUAJ QE TE NDRYSHOJE SISTEMIN ZGJEDHOR .

    1. HOPA I PARI QE KOMENTON ESHTE MASTURBUESI MAVI I TASTIERES, QE PAGUHET NGA TAKSAT TONA DHE E KANE SELINE KRYESORE KU KOMENTOJNE ME PAGESE TE PALLATI I KONGRESEVE !

  2. Hahahaha….. gallatë,karagjozi Edvin D’Rama pranoi te bëhej Gruaja Bilalit vetem per nje foto me Obamen!
    Bilali dhe nje nenshtetas tjeter amerikan u denuan per kete celebrim,Gruaja e Bilalit akoma jo!

  3. Ore, si shume po permendet kjo “gruja e Bilalit”, por askush nuk po na e thote a e kane konsumuar martesen Bilali me gruan e tij? Di kush gje per kete?

    1. Bilali është një biznesmen shqiptaro- amerikon që mori përsipër para do vitesh ti “OFROJE”një foto Ramës me Obamën sipas kërkesës së Ramës. Sigurisht fotoja me Presidentin Amerikan ka një faturë. Ka faturë të kripur. Por Bilali e kish marrë përsipër. Pagoi Bilali i gjorë një shifer që s’thuhet(80 mije Dollare), dhe hop i erdhi ftesa çift nga Presidenti i SHBA: Bilalit dhe Gruaas. Po Rama ku ishte? Ku do hynte? Problem! Ateherë mafia e gjeti zgjidhjen. Ne vend të gruas së Bilalit do të shkojë Edi Rama.
      Dhe keshtu u bë. Rama vuri kurorë ditore, i fut krahun Bilalit dhe mbritën në takim.Në fund, Bilali për qef i fut…foton Ramës.Në fund…Bilali shkon në Gjykatë dhe Rama del në Paradë me foton e Obamës.Ndaj i ka mbetur nofka si gruaja Bilalit!Bilali Shehu dhe nje nenshtetas tjeter amerikan u denuan per kete,Gruaja e Bilalit(Edvin Rama)akoma jo,sepse ka imunitet si Kryeminister.

  4. Po te lexosh pyetjet qe i drejtohen Rames si dhe denigrimi qe mundohen t’i bejne figures se tij nepermjet presidentit kupton menjehere se ato jane hartuar nga nje fshatar i pa gedhendur qe shitet si i moderuar. Po ashtu ne te njejten rruge i shkojne nga pas edhe komentuesit.

    1. Njelloj si te gjitha komentet proqeveritare qe behen jo thjesht nga fshatare te pagdhendur, sepse edhe fshataret e pagdhendur jane kunder restriktimeve qe sjell qeveria e rradhes, por nga pitekantrope qe akoma ecin me kater kembe se ecjen me dy kembe e kane shume te veshtire. Por me pelqeu pyetja qe behej nese Bilali me te shoqen e kane konsumuar martesen, a ka ndonje te dhene per kete?

  5. Talibanet e mullah omarit kane hup busullen. Nuk po marrin vesh nga eshte e majta e nga eshte e djathta.
    Sali sekretar antikomunisti nuk ndihet. Like floriri drejto protestat e opozites. Basha fle gjume. Medi Gerdeci, Duka i krimit, Dule greku, Shpetim com doganieri, Dash pijetari, Nar traktoristi…. kane ik ne drejtim te paditur.

    Shqupistat tani te hudhen ne fyt per like floririn dhe mona cizmen. Jane katandis keq.

  6. Ka te drejte i paemri rilindor i ores 17:39. Mjekren si mulla Omari e kane lene Sali Berisha me Like floririn dhe keta jane njerezit qe sebashku me opoziten po e shkaterrojne kete vend. Por ka nje problem, si arriten rilindoret te benin aleance me Liken, pasi ky jo vetem kishte qene aleat ii Salihut, por edhe i kishte quajtur kokepalare? Jo vetem kaq, por pse e bene president, pra simbol te unitetit te popullit nje njeri te tille? Apo u votua nga shupi? Po te isha ne vend te km, nuk do jua jepja rrogen sepse nuk jeni ne gjendje te argumentoni asgje, harroni shhume shpejt dhe nuk keni fare fantazi. Mjafton te shikoni fotot e fushates elektorale te vitit 2013 dhe aty keni shefin tuaj krah per krah me”hajdutin e floririt” dhe po te shkoni pak me larg do e gjeni shefin tuaj edhe duke bere marreveshje me Salihun qe e urreni aq shume. Meqe ra fjala, ia kishte fituar nje gjyq Salihu shefit rilindor, a do jape doreheqjen sic ja thene, apo mbajtja e fjales nuk eshte karakteristike e shefit rilindor?

  7. Jam duke dal dhe skam kohe te merem kte pergjigjen tate. E printova dhe e vara te gozhda ne hale. Do merem me te kur te kthehem.

    1. E mbarove orarin e te shkruarit dhe po shkon te marresh hamburgerin e dites me uje cezmeje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *