• |
ide | kryesore

Lubonja: Ne po luftojmë epideminë, jo virusin. Ai do jetë mes nesh

Arkiva, Lajme, Të fundit


Analisti Fatos Lubonja foli për rrezikun e përhapjes së koronavirusit në një lidhje me “Skype” në rubrikën “Opinion”, në News24.

Duke u ndalur te masat shtrënguese, Lubonja tha se përmes karantinimit po luftohet epidemia, por jo virusi, i cili sipas tij, do vazhdojë të jetë mes nesh.

Sa i takon faktit, nëse ka ardhur koha për të kaluar te faza dy, ajo e lehtësimit të jetës, analisti u shpreh se ky virus luftohet me vaksinë, ose duhen ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, të mos na vrasë.

Pjesë nga intervista:

Në cilën fazë jemi?

Është e vështirë për ta ndarë me faza. Në një anë kemi rrezikun e virusit dhe nga ana tjetër rreziqet e tjera ekonomike. Neve na duhet të lundrojmë pa u përplasur, ose duke u dëmtuar sa më pak. Është akoma herët për të folur për një fazë dy. Mendoj se duhet të mbetet përqendrimi te rreziku i epidemisë, por duhet të kemi parasysh diçka, ajo që po bëjmë tani, kryesisht përmes karantinimit, është lufta me epideminë, jo me virusin. Ne po tentojmë të mos na shpërndahet virusi, por jo ta asgjësojmë atë.
Virusi do jetë mes nesh dhe sa kohë të jetë mes nesh është edhe pyetja e madhe, që lidhet me atë se diku kemi gabuar. Kur do të vijë momenti që të themi se virusi është mes nesh, por jo i rrezikshëm për të marrë jetë. Alarmi është i rëndësishëm të mbahet, por duhen pasur parasysh edhe dëmet që shkaktohen nga krahu tjetër, nga ekonomia, traumat psiqike, sëmundjet e tjera që mund të shkaktojë ky izolim, edhe ato mendore. I mbetet specialistëve që e njohin terrenin për ta përcaktuar më mirë.

A ka ardhur koha të hidhemi te hapi dy?

Kur them që ne po luftojmë epideminë, jo virusin, nënkuptoj që virusi do jetë mes nesh. Të luftosh virusin do të thotë që të gjesh vaksinën, ose ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, virusi nuk na vret. Këtu të mos harrojmë se ka një problem, janë bërë testime të pjesshme vende vende, rezultatet janë të ndryshme. Problemi që mbetet është se përmes karantinimit ne po ruajmë njerëzit nga infektimi, pra shumica e jonë janë të paprekur nga infektimi, nuk e kanë imunitetin.

Edhe nëse na bëhet një testim, nuk e dimë se sa. Është sikur të kesh një fuçi baruti, ku fitili janë ata të sëmurët, që dalin dhe hedhin në erë fuçinë. Neve na duhet një imunitet, që pastaj të dalim të lirë. Kjo është pikëpyetje e madhe nëse ka apo jo imunitet nga ky virus dhe sa mund të zgjasë ai. Ndaj dhe lundrimi duhet të jetë i kujdesshëm për të krijuar mbijetesë.


9 Comments

  1. Interesant sa i zgjuar je o Tosi! Sot nga ty mesova nje gje te re, qe ne na duhet nje vaksine, ose ilace efektive, qe edhe nese infektohemi, virusi nuk na vret.
    Temen e semes, gjigant je!

  2. Tani na doli dhe VIROLOG ky Lubonja .
    Ky merr vesh nga te gjitha dhe jep mend dhe ben analiza mbi te gjitha.
    Ne rregull qena ky, pse i thone psikopat keta komentusit e poshter ?

  3. Psikopater jeni ju qe komentoni nga vrimat e haleve ku ju kane futur.ky eshte analist exellent e nese intervistohet do te jape mendimet e tij.ky te pakten ne punen e tij eshte me i miei e jo si deliranti juaj i shkalluar e i deshtuar ne gjithcka. Nje bajge e madhe eshte e bashke me ju ben nje bajge gjigande.

    1. O karuc se ke gjithe keto dite qe ofendon dhe shan komentuesit . Pse nuk merresh me lajmin por shan komentuesit ? Apo po te ha bytha per kar.
      Kurva si ty ka plot tek autostrada. Shko beju gojore shofereve , ate pune bej.
      Bythqir.

  4. KUR ZOTI LUBONJA SHPREH OPINIONET E TIJ ,DHR SHUME OPINIONE REAL DHE TE DREJTA ,TERBOHET MERO GELBAZA KELLIRA DHE SKENDER KURVA MINXHOZI A THUA SE ZOTI LUBONJA IU DHJEU NE SURRAT,AS EDI RAMES DHE ORGANIZATES NUK TERBOHEN ME KEQ SE KETA ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA,,

  5. Ky beri jehone te madhe me ate letren drejtuar italianeve,nga kjo jehone foli sot te 24 si epidemiology me license nga burgu i enverit

  6. Një epidemi e panjohur në Shqipërinë e 1938! Masat që u morën, nga vendosja në karantinë e fshatrave, mbyllja e kufijve e deri te zhveshja e pasagjerëve Nga qeveria e ahmet zogut

  7. “Zëri i Amerikës”: Situatë alarmante në Shkodër, për shkak të sfidimit që i bënë qytetarët dhe Bashkia urdhërit të Ramës

  8. Me kaq njohuri sa keni ju z. Lubonja mund ti jepni ca leksione mjekesie z. Berisha, se e ka harruar fare doktorllekun. .
    Ju pergezoj per guximin qe merrni te beheni dhe doktor, dhe arkeolog, dhe inxhinier, dhe politikan, dhe arkitekt, dhe jurist, dhe guzhiinier, dhe hidraulik, dhe elektricist….
    Mire e ke, perderi sa ka akoma idiote te cileve u dukesh i mecur, pse mos te vazhdosh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *