• |
ide | kryesore

Kongresmeni Engel dhe senatori Menendez i shkruajnë Pompeos: Jo qasjeve arogante me qeverine e zgjedhur demokratikisht të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, dhe senatori Bob Menendez, i kanë dërguar një letër sekretarit të shtetit Mike Pompeo, ku shprehin shqetësimin lidhur me taktikat e ashpra të administratës së Donald Trumpit në Kosovë dhe injorimin e fushatës serbe për çnjohjen e Kosovës.

Dy ligjvënësit paralajmëruan sekretarin e shtetit se qasja brutale e administratës se vendit te tyre ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re dhe se fushata e ćnjohjebe të Serbisë kundër Kosovës si.dhe lidhjet e saj të ngushta me Kremlinin, kanë mbetur të pakontrolluara nga ShBA. “Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një qasje të fortë ndaj qeverisë së zgjedhur në Kosovë. Megjithëse jemi dakord që tarifat e Kosovës për produktet serbe – të cilat tani janë hequr – janë kryesisht të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur shpesh nga qeveritë në të gjithë botën, përfshirë administratën Trump. Kosova është një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, dhe ne ju bëjmë thirrje që të aplikoni një qëndrim të durueshëm dhe konstruktiv me qeverinë e saj të zgjedhur demokratike” shkruan kongresmeni Engel dhe senatori Menendez, nje nga figutat me të spikatura te senatit amerikan.

Në letër theksohet se Kosova dhe Serbia kanë aspirata që të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian, prandaj cdo përpjekje për të negociuar hapat e ardhshëm mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të bëhet në përputhje me Brukselin dhe vendet tjera kyçe në kontinentin evropian.

“Mungesa e një balancimi midis Beogradit dhe Prishtinës ka vënë në pah zgjërimin e marrëdhënieve të Serbisë me Moskën dhe rritjen e importit të armëve nga Rusia. Këto blerje të armëve duhet të sanksionohen sipas ligjeve të SHBA-së. A mund të na tregoni pse nuk janë vendosur këto sanksione dhe pse nuk është bërë presion ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës agresive për mosnjohjen e Kosovës?”, thuhet në letër.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësimin edhe për sanksionet ekonomike të SHBA-së pas zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës, që ndërlidheshin me taksën ndaj mallrave të Serbisë, duke i konsideruar të paarsyeshme.

Në veçanti përmenden fondet e Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) të cilat, siç thuhet, duhet të rifillojnë implementimin në programet e ndaj Kosovës.

“Vendosja e tarifave të Kosovës ndaj Serbisë, pavarësisht nga qëndrimi politik i SHBA-së mbi këtë vendim, nuk është shkelje e programeve të propozuara ose misionit të MCC-së. Tërheqja e kësaj ndihme si mashtrim për veprime që nuk lidhen me MCC-në ose misionin e saj e shtyn agjencinë në një tjetër mjet presioni transaksional – pikërisht atë që nuk synonte të ishte”, kanë thënë ligjvënësit amerikanë.

©Lapsi.al


3 Comments

  1. BRAVO JU QOFT SENATOR ,MOS E LEJONI HASHIM THAQIN DHE ISA MORINA MUSTAFA TE FUTEN NE SHBA FARE

  2. Trapi ka frike Putinin,se i nxjerr te palarat e te pathenat.
    Prandaj nuk e nguce Serbine.
    A ka ndonjeri informacion se kush doli me BUTONIN BERTHAMOR ma t’madh!!??
    KIM YON UN-i apo DONMORON TRAMPI???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *