• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Rama e Thaçi ekstremista, u përfshinë në garat elektorale në SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit



I ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, teksa foli mbi situatën me Koronavirusin dhe krizën politike në vend nuk la pa ‘ngacmuar’ edhe presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe garës presidenciale Trump-Clinton, Kurti i quajti dyshen Thaçi-Rama si ekstremistë që përfshihen në gara elektorale të shteteve të tjera, për më tepër mike dhe aleate.

“Presidenti doli dhe e mbështeti all-in zonjën Clinton, all in. Kur fitoi presidenti Trump e kapi një lloj paniku. Edhe në Prishtinë edhe në Tiranë preferenca ka qenë e qartë. All in kanë qenë për zonjën Clitnon që nuk fitoi, tani po shkojnë all in për presidentin Trump. Këta janë ekstremista. Nuk ndërtohen raportet me SHBA duke hyrë all in për një kandidat”, tha Kurti.


10 Comments

  1. E gjithe klasa politike ne Shqiperi sidomos e majta i ka te gjtha raportet e ngushta me Demokratet dhe cfare eshte me e rendesishmja me Globalistet. Edhe Berisha i cili ka maredhenie te ngushta me familjen e Bushit pasi ishte Bushi i vjeter President ne detyre qe patjeter infuencoi per te perkrahur Berishen ne krye te shtetit ne fillimet e viteve 90te. Mos harrojme se ka qene Bushi i vjet qe shpalli haptas axhenden Globaliste kur u be president. Ndaj nuk ka ndryshim me te majten per sa i perket vizionit globalist.

    Rama e Thaci jane perfaqesues tipik te se Majtes. Rama nga ana tjeter eshte akoma me thelle me globalistet per shkak te lidhjeve te ngushta me spekullatorin e bursave Xhorxh Soros. Gabimi i tij ishte se u mbeshtet teresisht ne parashikimet e se majtes dhe medias pro tyre se Hillari eshte e sigurte qe fiton dhe jepnin 90% shance per Hillarin ne anketime. Rama e ka shprehur disa here edhe ne nje bisede ne nje kanal televizioni Serb ne prani edhe te Vucic se eshte e sigurte qe fiton Hillari. Madje ne ate bisede doli shprehja e famshme e Vucic pasi Rama tha se eshte e padiskutueshme se fiton Hillari “ja ky (per Ramen) e di e une jo sepse ky eshte lider global kurse une thjeshte KM i Serbise”.
    Te gjithe e dime manine e Rames per te qene protagonist per te rene ne sy me gjeste ekstreme per nje politikan. Mania qe ka ku nuk le vend per tu dukur se shiko sa i zoti e i zgjuar jam une e qe ngjan me ate te nje nxenesi te zellshem. Ndaj u hodh dhe e shprehu ne CNN antipatine e thelle per Trump me fjale te palejueshme per cdo politikan e lere pastaj qe po fliste per njeriun me te fuqishem ne bote pasi u be president. Hapi tjeter ishte ngritja me nxitim e bustit te Hillarit ne Sarande.
    Kjo tregon qarte se Rama eshte mercenar i bindur i Soros qe eshte edhe Kumbari i te majtes boterore. Ndaj pozitat e Rames jane te forta ne rrafshin nderkombetar pasi ne Parlamentin e BE, ne burokracine e saj dominojne globalistet sepse edhe Departamenti i Shtetit dhe perfaqesuesit e Amerikes ne bote sic jane ambasadat jane me njerez te trasheguar nga administrata e meparshme Globaliste ku Hillari ishte Sekretare shteti.
    Qe Rama te zhduket me pare duhet bjerrur fuqia e te majtes Globaliste. Nje mandat i dyte i Trump besoj do ta sillte kete ndryshim. Gjithashtu fuqia e se djathtes ne Europe me sakte ne BE po behet solide. Ne zgjedhjet presidenciale ne France ne 2022 shancet qe te zgjidhet Mari Le Pen jane te medha, po ashtu ne Itali Partia e Salvinit ne aleance me Berlusconin ka shance te medha te fitoje zgjedhdhjet. Kurse ne Gjermani AFD dhe Partia e djathte ne Hollande jane ne rritje te perkrahjes popullore duke rritur rolin e tyre ne vendimarrje.

  2. Kurti po me rrezulton nje zhgenjim me vete. … keta jane te gjithe ne gjunje…. ky rob mua me zhgenjeu…

  3. Kurti mbreme ne Tv Dukagjin… nuk ishte..,,Kurti i dituri i forti i pa lekunduri(ne qendrime). Ai kishte ndrruar i gjithi. Pergjigjet qe ipke ishin jo serioze dhe te pa sakta duke i detyruar gazataret ti perseritnin pyetjet.

    1. O E djeshmja, ku e kupton ti Kurtin, ti spo kupton as veten dhe sdi as kush je,nga je e per cfare je ketu. Kurti eshte diplomat, kur sdo te pergjigjet pyetje gjen menyra te tjera per t’ju shmangur.
      Ti kritikove Bushatin se pse po mbane ane ne Kosove,atehere pse e ndot portalin e Bushatit dhe komenton?Nqs je kunder nje personi, mos komento tek portali i tij

  4. Nuk ka me se me cfare te meret dhe fillon fantazon per kohen e para kater vjetesh,zhgenjim total o islamiste muti

  5. Kurti nuk diti as si kane hyre barnat (testet) nga Serbia. Katastrofe, ky behet se i dine punet e Amerikes e BE-se, e punet ne Kosove… Ku eshte serioziteti.

  6. Nje pergjegje te sakte e ka dhene dje A. Kurti. “Jo nuk mund te me shkarkojne me”. Atehere po i bie se nuk do te jete me kryminister. Pergjegje logjike dhe e mencur.

    1. Kurti ka te drejte. Ne nuk duhet te rrezikojme qe te gjithe shqiptaret te mbeshtesim njeren parti ne SHBA, sepse po fitoi tjetra, mund te ndodhin ato qe po ndodhin me Grennel-Trump. Megjithese kujt nuk do ia kishte qefi qe te fitonte Klinton,prape nuk duhet te dilnim te gjithe pro saj dhe kudner Trumpit,e aq me pak te benim ato deklarata te CNN per Trumpin. Te njejten gabim nuk duhet ta ejme as tani. Nuk besoj se duhet te kete nje shqiptar te vetem qe mos te doje te fitoje Jo Biden tani,ky mik i madh i shqiptareve, por duhet te tregohemi te permbajtur.Bile edhe fitorene Biden mos ta festojme neper sheshe, se pas 4 vitesh ka zgjedhje te tjera Amerika

  7. E pashe dhe e degjova mbreme Kurtin. Ne nje panel gazetaresh provincal Kurti u mundua te mos bente diferencen kulturore. Ne pergjithesi ju shmang injorimit te gazetareve. Rama do bente gallate me ato gazetare. Realisht Kurti po ka nje mbeshteteje shume te madhe nga qytetaret e Kosoves dhe kjo gje mua me duket se e ka tut pak Kurtin. Eshte pergjegjesi e madhe te kesh ato shifra ne mbeshtetje. Sa per deklarimet publike te Kryeministrit Rama e Thaçi ne mbeshtetetje te nje kandidati per zgjedhje ne amerike, nuk eshte ekstremitet por idjotizem tipik Shqiptaresh. Shpresoj qe Kurti te mos bie ne kurthin e madheshtise se tij, do jete fundi per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *