• |
ide | kryesore

OBSH: Shpresojmë të jemi pjesë e hetimeve në Kinë për origjinën e koronavirusit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpreson që Kina do t’i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri.

“OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit”, i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

Ai tha se OBSH-ja është në dijeni të një numri hetimesh në Kinë “për të kuptuar më mirë burimin e shpërthimit të pandemisë”, por shtoi se organizata nuk është e përfshirë aktualisht në këto studime. Shkencëtarët besojnë se virusi vrasës, u bart nga kafshët tek njerëzit, në një treg në Wuhan të Kinës.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, po pretendon se virusi mund të ketë dalë nga një laborator sekret kinez. Kina i ka mohuar akuzat.

OBSH-ja gjithashtu është përballur me kritika të ashpra nga ana e Trumpit, i cili në fillim të këtij muaji pezulloi fondet e Uashingtonit ndaj organizatës pasi e akuzoi për keqmenaxhim të situatës.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus, ka thënë se OBSH-ja ka vepruar “me shpejtësi dhe vendosmëri” për t’iu përgjigjur krizës së pandemisë së koronavirusit.


2 Comments

  1. Kina medoemos do t’ju pranojne ne hetimet kundra tyre.Sepse OBSH,si mbeshtetse e tyre, do t’e perpiqet me te gjitha menyrat te vertetoje se virusin nuk e shperndau laboratori n’Wuhan.
    Hetuesit nderkombtar nuk duhet te pranojne “KALIN E TROJES” ne ekipin e tyre.
    OBSH-ja deshtoi perfundimisht ne misionin per te cilin asht kriju.Pra nuk ka asnji te drejte te hetoje Kinen.Ajo,kryetari dhe zyrtaret e saj duhet te akuzohen per KRIM KUNDER NJERZIMIT dhe ne rastin ma te mire per neglizhence dhe papergjegjshmeri.

  2. Kjo avoktja e ” popullit” dhe mikesha per kok e argita berishes se bashku me avokate te tjere po dhe shqiptare e shoqeri civile a do ngrene ndonje padi ndaj kryeministrit per shkelje flagrante te te drejtave tona si qytetare te lire te ketij vendi te vazhdojme jeten normalisht?! te drejten per te punuar per te folur per te levizur lirshem per te protestuar ndaj padrejtsive dhe veprave te krimit qe konsumohen cdo dit para syve tane? te drejten legjitime per te shkolluar femijet normalisht?! pa vazhduar lojrat e ” epidemive” me te cilat na keni hap barkun prej 2 muajsh?! apo blla blla blla. tallje b…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *