• |
ide | kryesore

Pas 20 ditësh mungesë, media shtetërore raporton se Kim Jon Un shfaqet në publik

Planet, Të fundit



Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se udhëheqësi Kim Jong Un u shfaq në publik pas më shumë se 20 ditësh.

Gjatë këtyre ditëve kishte spekulime mbi gjendje shëndetësore të tij, ku u raportua se Kim iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas agjencisë koreane të lajmeve, kreu i shtetit mbajti një deklaratë në publik në datën 1 maj me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve.

Madje ata publikuan dhe fotografi të Kim duke prerë shiritin e kuq për hapjen e një fabrike për plehrat.

Por CNN shkruan se nuk është vërtetuar ende nëse ky informacion është i saktë apo jo. Edhe për fotografitë e publikuara nuk dihet nëse ato janë aktuale apo foto të vjetra.

Për këtë, edhe Presidenti Donald Trump refuzoi ta komentonte. Gjatë një konference për shtyp gjatë së premtes, ai shprehet se nuk është koha e duhur për të folur.

“Do preferoja që të mos e komentoja akoma për situatën rreth Kim Jong Un. Ne do të kemi diçka për të thënë kur të vijë momenti i duhur” – deklaroi Trump.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *