• |
ide | kryesore

Trump akuzon Kinën: Ka bërë gabim të tmerrshëm, donte ta fshihte virusin

Planet, Të fundit



“Kina ka bërë një gabim të tmerrshëm, duke u munduar që të fshihte koronavirusin, por nuk ia doli”.

Është kjo deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump, duke ndarë tezën e sekretarit të shtetit Mike Pompeo, se COVID-19 mund të ketë dalë nga një laborator kinez në Wuhan.

“Do të bëjmë një raport të detajuar lidhur me atë që mendojmë se ka ndodhur. Personalisht mendoj se ka bërë një gabim të tmerrshëm. Tentuan që ta fshehin. Nuk lejuan njerëzit që të hyjnë në Kinë, por nuk i penguan që të dilnin prej saj, duke i bërë keq gjithë botës”, tha Trump për Fox News.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk duhet të kishte ndodhur, pasi mund të ishte parandaluar që të përhapej në mbarë botën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk mori informacione lidhur me pandeminë, deri më 23 janar, duke shtuar se ka humbur tre miq për shkak të COVID-19. Po ashtu ai shpreh besimin se brenda fundit të vitit, vaksina do të jetë gati.


2 Comments

  1. Sa maskarenj qe jane dhe kto Amerikanet, me keq se Kinezet. Po pse nuk thote ky mashtrusi, Tramp dhe qe laburatori ne Wuhan ishte nje bashkunim dhe bashkfinancim Amerikano-Kinez. Dhe qe Amerina e ka filluar krijimin e viruseve ne laburator, por pasi pati kundesrshti nga populli Amerikan ekaluan ne Kine duke e financuar me fonde Ushtarake (ne fillim ishte financuar me fonde per institucionet kerkimore, me gjasme po benin studime per te mbrojt njerezimin, pastaj i dolen lakrat sheshit dhe e trasferuan ne Wuhan). Pse nuk thote ky shkerdhata qe ne Wuhan punonte (merej me krijimin e viruseve) dhe nje profesor i Harvard-it, i cili paguhej rreth 1,5 Milion $ ne vit. Njerez dele, qe besojne cfardo qe i thuhet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *