• |
ide | kryesore

18 maj hapen kufijtë/ Po ku mund të fluturohet

-Instant, Kryesore, Lajme



Shqipëria do të hapë kufijtë ajror dhe tokësor me 18 maj. Kjo me sa duket do të jetë data e rifillimit të udhëtimeve po ti besohet fjalëve të Kryeministrit Rama të cilat kanë dalë këto ditë më të forta se fuqia e ligjit. Rama deklaroi këtë të enjte, në mbledhjen me Këshillin e Ekspertëve se: “Deri në datë 18 maat do të mbeten të njëjta, pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

Këto masa hapjeje që duken si një senjë e zbeht për rifillimin e udhëtimeve u shoqëruan edhe nga njoftimi u shoqëruan se javën e ardhshme rinis procesi i pajisjes me pashaporta dhe karta të reja identiteti. Por pavarësisht këtyre sinjaleve të nudhëtosh këtej e tutje nuk do të jetë e lehtë. Përpos kostove të shoqërive ajrore që do të jenë shumë më të larta, paisjes me një pashaportë mjeksore, apo detyrimin për të kryer teste (mbi 200 euro) kur zbarkon në një aeroport të huaj, vështirësia konsiston në faktin se nuk dihet se kur do të liberalizojnë lëvizjen vendet e tjera.

Sipas raportit të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit (UNëTO) e Kombeve të Bashkuara, të gjitha vendet e botës janë duke zbatuar kufizimet e udhëtimit. “Ky është kufizimi më i madh në udhëtimet ndërkombëtare të vërejtura ndonjëherë në histori dhe, deri më sot. Asnjë vend nuk ka hequr kufizimet e vendosura si përgjigje të krizës,” theksonte UNëTO. Për momentin, është e pamundur të shkoni me pushime, me tren ose me makinë në një vend kufitar apo me aeroplan mijëra kilometra larg. Sipas raportit të datës 29 Prill 2020, nga 217 destinacione në botë, 45% kanë mbyllur tërësisht ose pjesërisht, kufijtë e tyre për turistët. 30% i kanë pezulluar, tërësisht ose pjesërisht, fluturimet ndërkombëtare, 18% ndalojnë hyrjen për udhëtarët nga vendet specifike ose për atë që kanë qenë në tranzit në destinacione specifike ndërsa  7% ose zbatojnë masa që lidhen me vizën, ose zbatojnë masa të ndryshme siç janë karantina ose masa të izolimit për 14 ditë .

Vendet që kanë mbyllur kufijtë

♦ Në Europë

Polonia: pasi mbylli kufijtë e saj për të huajt, Polonia anuloi fluturimet e brendshme të hënën deri në njoftimin e mëtejshëm.

Gjermania: Vendi ka njoftuar mbylljen virtuale të kufijve të tij edhe me vendet Shengen me Francën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Danimarkën. Vetëm punëtorët ndërkufitarë dhe mallrat do të jenë në gjendje të lëvizin.

Austria: ka zbatuar mbylljen virtuale të kufirit të saj me Italinë duke zbatuar kontrolle të rrepta në jug të vendit në pikat e kryqëzimit të përdorura nga shoferë të cilët tani duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore.

Malta: Autoritetet malteze kanë njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve me Francën, Gjermaninë, Zvicrën dhe Spanjën nga mesnata e 11 Marsit. Shtetasit e këtyre vendeve që do të arrinin në Maltë përmes rrugëve të tjera ajrore nga kjo datë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli prej 14 ditësh, përndryshe ata do të gjobiten me 1000 euro.

Spanjë: E hënë 16 Mars, qeveria Spanjolle njoftoi mbylljen e kufijve të saj nga toka.

Republika Ceke: Autoritetet çeke ndaluan hyrjen në territorin e tyre, për 30 ditë, të udhëtarëve nga “zonat e rrezikut” .

Sllovakia: Autoritetet Sllovake kanë vendosur të mbyllin kufijtë e tyre për të gjithë të huajt.

Polonia: përballë epidemisë së koronavirusit, Polonia ka vendosur të mbyllë kufijtë e saj.

Norvegji: Të huajt pa leje qëndrimi në Norvegji nuk pranohen më në territorin Norvegjez.

Danimarka: autoritetet daneze kanë mbyllur kufijtë për të gjithë të huajt që nuk janë rezident ose nuk punojnë në Danimarkë.

 

Në Amerikë

Shtetet e Bashkuara: ShBA kanë ndaluar që nga e Premtja 13 Mars dhe për të gjithë udhëtarët nga Evropa përveç ë Mbretërisë së Bashkuar. Donald Trump njoftoi gjithashtu mbylljen e përkohshme të kufirit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për të gjithë udhëtimet “jo thelbësore”. Edhe Ambasada në Shqipëri ka ndërprerë procesin e dhënies së vizave

Kanadaja: vendi i mbyll kufijtë e tij për të gjithë të huajt.

 

♦ Në Azi

Kina: Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi më 26 mars përkohësisht pezullimin e hyrjes në Kinë të shtetasve të huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi që janë akoma të vlefshme. Të gjitha politikat e vizave ndikohen nga ky pezullim i përkohshëm i hyrjes, siç është viza e tranzitit të lirë deri në 72h / 144h e zbatueshme në rajone të caktuara, të tilla si Pekini apo Shanghai, si dhe nga përjashtimi i vizës prej 30 ditë për udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë ishullin Hainan. Vetëm mbajtësit e vizave  diplomatike nuk do të preken nga kjo masë.

Tajlanda: vendi ka mbyllur të gjitha kufijtë e tij – tokën, detin dhe ajrin – për të huajt që përpiqen të hyjnë në vend. Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi deri në fund të prillit 2020.

Rusia: vendi njoftoi mbylljen e të gjitha kufijve të saj në 28 Mars. Masa hyri në fuqi natën e së dielës, 29 mars deri të hënën, 30 mars, në mesnatën me kohën lokale. Kufiri me Bjellorusinë, zakonisht i hapur dhe që kalon pa kontroll doganor, gjithashtu është mbyllur.


16 Comments

  1. PD e Bashes sot te jep pershtypjen e nje ushtrie mbledhur ne nxitim e siper, te pa veshur, te paarmatosur, me shume e frikesuar se sa e vendosur, indiferente ne shumice. Krejt e kunderta me PS. 180 grade e ndryshme. Kjo pra eshte sfida e Lulzim Bashes. Duhet te ndryshoje. Duhet te jete i vertete. Duhet te jete real. Duhet te jete i ndershem. Duhet te jete i sinqerte. Duhet te kete strategji te prekshme dhe jo virtuale. Vetem keshtu mund te kete shans per te rivalizuar Ramen. Nuk ka ne dore vetem pushtetin e PD a te ardhmen e tij, por ka ne dore demokracine, qe vjen si me fitoren, si me humbjen dinjitoze. Demokracia ka me shume rendesi se sa disa drejtore a ministra qe nuk ngopen duke brejtur parate publike, si minjte.

  2. TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….MIQ e DASHAMIRËS…..Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet: “Dr. T. KALO”…

  3. Nga Ethem Lalaj

    12 janar 2015 – Interesi i vetëm i Edi Ramës sa i përket origjinës durrsake të tij ishte që të zhdukte gjurmët e turpit familjar të tij, që kishte lidhje pikërisht me shatërvanin. Pas martesës së bujshme për kohën në Durrës të gjyshit të Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, që ishte shoferi personal i Presidentit dhe më pas i Mbretit Zog, me kamerieren e Pallatit të Zogut, Veronika Maria Kolombi, e njohur si dashnorja e Ahmet Zogut, gjyshit të Edi Ramës i ndodhi një incident që ka të bëjë pikërisht me këtë shatërvan.

    Një mbrëmje vere, disa të rinj durrsakë, e kapën Vlashin dhe e hodhën në shatërvan duke i thënë që të lante atje turpin që kishte pranuar të martohej me dashnoren e Ahmet Zogut, madje të pranonte si të vetët edhe dy fëmijët e lindur nga kjo martesë. I pari që u përpoq ta hiqte shatërvanin ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili kishte arsye të forta për ta bërë këtë gjë.

    Atë natë që babain e tij Vlashin e hodhën në shatërvan, ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga një festim me disa miq të tij- servilë zogistë, të cilët e kishin ftuar për darkë pas lindjes së djalit të tij të parë, që ishte pikërisht Kristaqi, për të cilin thuhej se ishte djali i Zogut.

    Kristaqi i cili ishte skulptori i oborrit Enverian, u përpoq që ta largonte shatërvanin me djallëzi, duke bërë projektin e një monumenti për Kryengritjen e Haxhi Qamilit, që do të vendosej në qendrën historike të Durrësit.

    Kulmi i suksesit të këtij rebelimi islamik, të cilin Enver Hoxha e shikonte si një lëvizje shoqërore progresive, kishte qenë pushtimi i Durrësit, kryeqytetit të Shqipërisë së kohës. Prandaj, arsyetonte Kristaqi, Enver Hoxha do të pranonte me kënaqësi idenë e tij. Kështu zhdukej shatërvani i urryer. Por as Enver Hoxha nuk shkoi kaq larg, kështu që shatërvani shpëtoi paq.

    Atë e hoqi djali i Kristaqit, Edi, kur u bë Kryeministë

  4. Shpellkare llapaqenollog gjithologe lakuriq mos hani vetem supe por dilni bindjuni urdherave te salihut sulmoni policine,ku ishit dje qe disa shpellkare me kollare ben sikur protestuan dilni nga bodrumet e laboratoret e salihut luftoni o rrace e qelbur po hani buken kot

  5. Po fshihen të vdekurit?! A jeni shqiptarë apo bukëshkalë”/ Tritan Kalo i kthehet Berishës e Vasilit

  6. Ti i paemri stalin zigur xixa lenin etj,vazhdoni ti Qini motrat vajzat mamkat sipas porosise se salihut per shtimin e rraces se qelbet shpellkar qe salihu ti perdor si kamikaze

  7. Kryemadhi u bën “gjëmën” Metës dhe Bashës: Njëri ka kapur floririn, tjetri Rrugën e Kombit, por Ramën nuk e mundin dot,lexo o shpellkar shurranjos e bythqire xixa

  8. Turqia duhet të ishte e para në listën e Ramës, por duhet të jetë sekret. Pastaj Rusia dhe vendet komuniste e gjysëm komuniste, sepse ato na interesojnë. Po Serbia, minishengeni, ku janë? Apo edhe atje shkojmë natën dhe bëjmë ndonjë marrëveshje kundër Kosovës? Top sekret! Bravo , o miopi i Evropës!……… Po më akuzon si në kohë të Tarrasit, or ti .Ka nja 10 ditë që s’pata kohë të postoja gjë, por sot e kisha pushim dhe e shfrytëzova, shoku moderrator i Ramsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *