Ditën e sotme policia njoftoi se kishte vënë në pranga një drejtor të një filiali banke pasi i kishte vjedhur një klienti rreth 30 mijë dollarë.
Më shumë detaje nga ky arrestim janë zbuluar minutat e fundit. Bëhet fjalë për Florant Nakon, drejtor filiali i një banke të nivelit të dytë.
Raportohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse, Florant Nako i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.
Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet emailit duke përdorur të dhënat e klientit.
35-vjeçari u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”.