• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Nuk mund ta shpëtojmë edhe Republikën edhe Thaçin, unë e kam ndarë mendjen

Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi mbeti pa marrëveshjen historike gjatë vizitës në SHBA ku u takua me Aleksandër Vuçiç. Kjo për faktin se  sepse edhe ndërmjetësit amerikanë edhe presidenti serb e dinin që nuk ka legjitimitet.

Përmes një postimi në Faceboo, Kurti përmendi gjithashtu edhe çështjen e kërkimit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19, mocionin e rrëzimit të qeverisë e madje edhe çështjen e Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të japë vendim për dekretin e presidentit Thaçi.

Në fund të postimit të tij ai deklaron se nuk nuk mund ta shpëtojë edhe Republikën presidentin Thaçi.

Postimi i plotë

Orvatja e katërt për rrëzimin presidencial të Republikës së Kosovës

1. Nga vizita në Washington D.C. u kthye duarthatë. Qëndroi atje mbi një javë, nga 23 shkurti deri më 2 mars 2020, takoi Vuçiqin e Serbisë, u soll e pështoll korridoreve pa arritur të ndodhet në të njëjtin kuadër filmik me Presidentin Trump ose Zëvendës Presidentin Pence. Unë nuk ju bashkova në lidhjen e shkurtër që ka me Vuçiqin për ujdi me thika mbi hartën e Kosovës. Ngeli pa marrëveshjen ‘historike’ sepse edhe ndërmjetësit amerikanë edhe presidenti serb e dinin që nuk ka legjitimitet: në Kosovë ishin kurorëzuar ndryshimet e 6 tetorit me qeveri të re të 3 shkurtit.

2. Të nesërmen e shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore më thirri në telefon. Presidenti më thoshte që don të konsultohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Ia shpjegova që nuk janë krijuar kushtet për gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Situata është nën kontroll. Më 17 mars mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në kohën kur nuk kishim asnjë të vdekur nga virusi Corona dhe vetëm 19 të infektuar. Edhe aty dështoi që ta fitojë diskutimin për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria dhe mekanizmat shtetërorë po funksiononin të sinkronizuar si rrallë herë më parë. Me një përjashtim prej ministri.

3. Me 25 mars u bënë bashkë ata që në fakt nuk ishin ndarë. E votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë ndërkohë që nuk donin zgjedhje të reja! Meqë humbën te populli donin të fitonin në tavolinë. Të anashkalonin edhe fituesin e zgjedhjeve edhe më të votuaren e LDK-së. Pas 25 marsit, Presidenti po sillej thua se nuk kishte ndodhur 3 shkurti. Mirëpo, ai PLAN kishte dështuar në mëngjesin e 3 shkurtit, kur Presidenti kishte kërkuar nga deputetët e pakicave joserbe që të mos e votojnë qeverinë, me premtimin se herën e dytë ai do t’ia jep mandatin LDK-së kurse ata do të marrin më shumë ministri. 


1 Comment

  1. E per cfare na duhet ne qe si Kurti apo Thaci ja hodhen njeri tjetrit.Puna juaj,kjo nuk eshte ne doren e Shqiperise.
    Pordhet e nje cilimiu i degjon vetem prindi.Ne nuk jemi prindi i ketij llastice qe na cau sumen,Asnjehere nuk na eshte rrutulluar koka sa me kete femije te pushtetit,Vdiq duke na folur per patriotizmin.A thua eshte e vertete?
    Te gjithe ne Kosove.bojaxhiu,berberi,bukepjeksi,infermieri,bujku,mesusesi gazetari etj etj e te tjera plot dine vetem te thone”spiun i serbeve”.E kane shume per qejf kete “nofke”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *