• |
ide | kryesore

82 milionë euro për Koulibaly nga Premier: Napolit nuk i mjaftojnë

-Instant, Sport


Qendërmbrojtësi senegalez Kalidou Koulibaly mund të largohet realisht këtë verë e të shënojë plusvalencën më të madhe të epokës De Laurentiis në Napoli. Kërkesa e presidentit për të shitur lojtarin duket në fakt e tepruar, në kohën post pandemisë e në krizën e madhe ekonomike, por dinamika të kësaj forme të merkatos nuk humbasin kurrë. E kështu Pep Guardiola e ka vënë në majën e listës së dëshirave emrin e qendrorit senegalez.

City po studion terrenin, por nga ajo që filtron është i gatshëm të investojë 70 milionë sterlina, përtej 82 milionë euro në shkëmbim, duke iu afruar kështu 100 milionëve që pretendon De Laurentiis. Rivaliteti për lojtarin është i gjithi me Liverpool, me të cilin Klopp dëshiron të ndërtojë një mur difensiv me Van Dijk.

Ndërmjetësit e City kërkojnë transparencë në këtë situatë. Klubi i Guardiolas u dogj dy vjet më parë kur Jorginho dukej një punë e kryer, por pastaj 60 milionë euro të Chelsea, drejtuan italo-brazilianin në Londër. Kështu, Koulibaly duket i destinuar për në Premier, edhe pse PSG është gjithnjë i kujdesshëm për situatën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *