• |
ide | kryesore

Champions, luhet sfida e parë franko-gjermane: Leipzig vetëm një mungesë, PSG sytë tek Mbappe

-Instant, F1, Sport



RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain janë në pritje të shkojnë për herë të parë në histori në finalen e Champions League, kur të përplasen në gjysëmfinalen e mbrëmjes së sotme, në atë që është e para ndër dy betejat franko-gjermane. PSG fitoi me përmbysje 2-1 kundër Atalanta BC për një vend në katër më të mirët, ndërsa Leipzig kaloi Atletico Madrid 24 orë më pas për tu siguruar se do të ishin në gjysëmfinale.

Të themeluar vetëm në 2009, është e pabesueshme që Leipzig, që nuk ishte skuadër e Bundesligës deri në 2016, të arrinte gjysëmfinalen në këtë sezon të Champions League. Por formacioni gjerman arriti të shpartallonte skuadrën e Premier League Tottenham Hotspur 4-0 në 16 më të mirat, përpara se të fiksonte suksesin 2-1 kundër Atletico në 13 gusht. U duk se cerekfinalja me skuadrën e
Diego Simeones mund të shkonte në shtesë, por Tyler Adams erdhi nga pankina dhe shënoi një gol të vonë kualifikues për Leipzig, që janë në sezonin e dytë në historinë e tyre në Champions League.

PSG, ndërkohë, është në gjysëmfinale të kompeticioneve Europiane për herë të dytë në histori; ata arritën më parë në 1995 por humbën 3-0 me rezultat të përgjithshëmn ndaj italianëve të AC Milan. PSG vuajti për ta kaluar cerekfinalet e Champions League, duke fituar me përmbysje me Atalantën, ndërsa në vitin e kaluar janë flakur nga 16 më të mirët nga Manchester United, duke humbur për golin në fushën kundërshtare të befasuar 3-1 nga Djajtë e Ole Gunnar Solskjaer. Parisienët janë padyshim forca dominuese e futbollit francez, por është e qartë se ky është kompeticioni që ata duan të fitojnë.

RED BULL LEIPZIG
Timo Ëerner ishte pika kryesore e Leipzig gjatë sezonit 2019-20, por sulmuesi i kombëtares Gjermane zgjodhi të mos e mbyllte sezonin me skuadrën e Bundesligës duke u transferuar më herët tek Chelsea. Leipzig është në një formë të shkëlqyer, me Ibrahima Konate, që iu nënshtrua operacionit në muajin e kaluar, si mungesën e vetme të konfirmuar. Nuk do të ishte surprizë që Nagelsmann të zgjidhte të njëjtën skuadër që luajti kundër Atletico, me Dani Olmo pas shpinës së Yussuf Poulsen, megjithëse Patrik Schick, Adams dhe Emil Forsberg janë mes atyre që mund të futen në mendimet e teknikut për një fanellë titullari.

PARIS SAINT GERMAIN
PSG duhet të bëjë pa mesfushorin Marco Verratti dhe numrin 1 të portës Keylor Navas. Italiani mungoi edhe kundër Atalantës për shkak dëmtimi, ndërsa Navas u dëmtua gjatë sfidës dhe Sergio Rico është i sigurtë që do të nisë ndeshjen nga fillimi. Angel Di Maria ishte i pezulluar kundër Atalanta por do të kthehet në gjysëmfinale; Layvin Kurzaëa mbetet jashtë disponibilitetit për Thomas Tuchel. Në anën tjetër Kylian Mbappe u rikthye pas dëmtimit në kavilje, duke hyrë në fushë nga pankina në cerekfinale, ndërsa Leandro Paredes mund të parakalojë në hierarki Ander Herrera dhe Idrissa Gueye në mesfushë.

Formacioni i mundshëm i RB Leipzig:
Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Halstenberg, Angelino; Laimer, Kampl; Sabitzer, Olmo, Nkunku; Poulsen

Formacioni i mundshëm i Paris Saint-Germain:
Rico; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Di Maria, Paredes, Marquinhos, Neymar; Mbappe, Icardi


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *