• |
ide | kryesore

Video/ Champions, fitore historike: PSG shpartallon Leipzig dhe bëhet finalisti i parë

-Instant, F1, Sport, Video


Psg është finalisti i parë i Champions League 2019/20. Skuadra e Tuchel ka shpartalluar Lipsia në gjysëmfinalen e luajtur në Lisbonë, duke fituar 3-0 në një sfidë pa histori. Avantazh i Marquinhos në të 12’me një goditje me kokë, ndërsa dyfishimi erdhi pak minuta para pushimit nga Di Maria (42′). Në të 56′ Bernat fikson trisin nga fare pranë. Në finalen e parë të Champions të historisë, Psg do të përballet me fituesen e Bayern-Lyon.

Gjysëmfinalja e parë e Champions nisi në mënyrën më të mirë për PSG, që vuri në vështirësi gjermanët e Red Bull Leipzig, që nga minuta e parë. Francezët pasi goditën shtyllën me Neymar dhe iu anullua një gol i Mbappe, morën avantazhin në minutën e 13. Goditja me kokë e Marquinhos në minutën e 13, në zhvillimet e një goditje këndi, vlen avantazhin dhe për Tuchel hapet rruga drejt finales…

Leipzig i Nagelsmann nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe PSG përfitoi të shkonte në pushimin e ndeshjes me avantazhin e dy golave. Pikërisht katër minuta përpara fundit të pjesës së parë, Angel Di Maria shënoi golin e dytë për francezët, duke përfituar nga një asist i jashtëzakonshëm i Neymar. Në fakt, gjithcka nisi nga një gabim i portierit Gulasci, e më pas kualiteti i parisienëve bëri diferencën.

Goli i tretë i PSG e vendosi ndeshjen shumë më përpara fërshëllimës finale. Juan Bernat shënoi me kokë golin e sigurisë për francezët, të cilin VAR e konfirmoi të rregullt, pas protestave të gjermanëve të Leipzig për faull dhe pozicion jashtë loje. Asnjë nga të dyja nuk rezultoi në kontrollin e teknologjisë dhe francezët duhet vetëm të administronin rezultatin, pa ndonjë vështirësi të vecantë, ndërsa Tuchel largoi yjet duke menduar për finalen që e pret…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *