• |
ide | kryesore

Arrestohet për mashtrim ish-këshilltari i Trump Steve Banon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar i akuzuar për mashtrim për një fushatë të mbledhjes së fondeve për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Bannon dhe 3 të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne ndërtojmë murin”, e cila mblodhi 25 milionë dollarë, tha Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Bannon mori më shumë se 1 milion dollarë, një pjesë të të cilave ai i përdori për të mbuluar shpenzimet personale. Ai do të paraqitet shumë shpejt para gjykatës. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Nuk është hera e parë që forcat e zeza ne institucionet shtetërore perdorin shtetin për të hequr qafe apo diskredituar figurat e opozites dhe Steve Bannon është nje patriot i vërtetë, opozitar e aleat i Trumpit.

    Kjo gjë bie erë të keqe hakmarrje dhe larje hesapesh nga ana e “Deep State” kunder Trumpit dhe rrethit te tij. Mos u gezoni para kohe, do ja dëgjoni këngën prapa.

    Dhe bëni mirë te vendosni fjalen “sipas dept. te shtetit …” ne artikullin tuaj. Mungesa e saj tregon nje urrejtje të fshehtë të këtij portali ndaj Trumpit.

      1. Une po shoh filmat e lapsit me kete artikull, qe te jep përshtypjen sikur Bannon është fajtor. Lexoje edhe njëherë artikullin me sy tjetër!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *