• |
ide | kryesore

Lushnjë/ I ngacmoi vajzën e mitur, babai rreh me grushta 43 vjeçarin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar gjatë kësaj të hëne(14.09.2020) nga Policia e Lushnjës. 54 vjeçari ka rrahur me grushta shtetasin N.Ç, 43 vjeç me motivin se i kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij 17 vjeçare.

Policia në Lushnje e ka arrestuar 54 vjeçarin pasi ka goditur me grushte 43 vjeçarin me iniciale N. Ç., me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe i plagosuri për veprën penale “ Ngacmim seksual”, por gjithashtu gjatë një kontrolli personal, 43 vjeçarit iu gjeten dhe sekuestruan një kapsoll detonatore e paplasur, fishekë arme gjahu dhe një mjet prerës (thikë). Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *