• |
ide | kryesore

Shirat e parë të vjeshtës përmbytin qytetet e Shqipërisë, probleme me qarkullimin në rrugët kryesore

Lajme, Të fundit


Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje në disa qytete të Shqipërisë. Dita e sotme ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit. Si pasojë e reshjeve janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes.

Reshjet e shiut gjatë natës kanë përmbytur lagjen Beslidhja në qytetin e Lezhës. Uji ka vërshuar deri në hyrjet e pallateve çfarë ka vështirësuar lëvizjen e banorëve. Punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë për pastrimin e pusetave.

U desh vetem 10 minuta shi që qyteti i Lushnjes të zhytej në ujë. Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore doli jashtë funksionit për rreth gjysmë ore. Në pikun e lëvizjes në mëngjes qarkullimi ka qënë shumë i vështirë. Disa akse rrugore kanë mbetur të paralizuara.

Në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë shtim të burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e Liqenit të Fierzës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *