• |
ide | kryesore

Tërhoqi qenin zvarrë me makinë, ndërron jetë 50-vjeçari

Arkiva


Ka ndërruar jetë 50-vjeçari Naim Perkoxha i cili përpara disa ditësh u vu në qendër të sulmeve nga opinioni publik pasi tërhiqte qenin zvarrë me makinë. Perkoxha është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët. 50-vjeçari  është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët, por fatkeqësisht pa shenja jete, ndërsa ndodhej në  banesën e një miku të familjes kur ka pësuar infarkt.

Pak ditë më parë, Perkhoxha u shfaq duke tërhequr zvarrë një qen në rrugët e Sukthit në Durrës. Pas ngjarjes,ai u shoqërua në polici për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *