• |
ide | kryesore

Përfaqësuesi i SHBA-së, Krach: Kina kërcënim malinj, ndiqni politikat e BE-së për një rrjet të sigurt

Lajme, Të fundit


Në marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik , të firmosur këtë të shtunë mes kryeministrit Edi Rama dhe nënsekretari i SHBA-së për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach, një nga çështjet e diskutimit  ishte depërtimi i rrjetit 5G. Krach ka falenderuar shtetin shqiptar që ka mbrojtur vendin nga rrjeti 5G, duke shmangur modelin e Kinës. Nënsekretari amerikan e cilësoi Kinën si një aktor malinj që tenton të futet në BE përmes rrjetit të saj të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Një kërcënim real vjen nga Kina. Përkrahja juaj e rrjetit 5G në anë të SHBA është një model. Rrjeti i pastër dhe rregullat e BE për 5G-në janë zhvilluar pikërisht për këtë arsye. Rrjeti i pastër trajton kërcënimet afatgjatë, ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumë vjeçare të krijuar mes partnerëve të besueshëm. Deri tani janë mbi 20 vende të NATO-s, që janë pjesë e rrjetit të pastër dhe bazohen në rregullat e BE-së. Ata kanë dashur të zgjedhin vetëm shitës të besueshëm në tregtimin e 5G”, tha Krach.

Kryeministri Rama foli edhe për rrjetin 5G duke thënë se Shqipëria është larguar nga rrjeti kinez që mund të sjellë pasiguri për të ardhmen përmes abuzimit me të dhënat personale. Rama tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të SHBA pasi janë partner dhe alet strategjik.


1 Comment

  1. Cilat politka se berlini nuk e ka perzene huavein?
    Vetem anglia qe i bete presion me foto e dukes Andrew ne ishullin e Epshteinit edhe Serbia me Kosoven me revole tek koka e kane bere,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *