• |
ide | kryesore

Mediat ndërkombëtare: Të gjithë sytë nga Florida, Trump e Biden “kokë më kokë”

-Instant, Lajme, Të fundit



Florida është shndërruar në arenën kryesore të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kur kanë kaluar disa orë që kur ka nisur numërimi.

Mediat amerikane, kryesisht CNN por edhe gjigandi britanik mediatik BBC po i kushtojnë një vëmendje të veçantë shtetit ku Trump dhe Biden luftojnë për të marrë 29 vota elektorale.

Gara është shumë e ngushtë, teksa Trump kryeson ndaj Biden edhe pse me një diferencë të ngushtë.

Florida mund të jetë shteti kyç për fitoren, ndërkohë në shtetet e tjera situata sa vjen dhe po qartësohet. Me pikëpyetje mbeten vetëm Georgia, Pensilvania, Ohio dhe Karolina e Veriut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *