• |
ide | kryesore

Biden më pranë fitores, përmbys rezultatin në Georgia

Lajme, Planet



Biden i afrohet fitores përballë presidentit aktual Donald Trump. Demokrati ka përmbysur epërsinë e Trumpit në Georgia duke kaluar në epërsi.

Në bazë të të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden në Georgia tashmë ka 2.449.371 vota, ndërsa rivali i tij, Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak. Deri më tani janë numëruar 99 për qind e votave, duke vënë në epërsi të madhe Biden.

Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe fitorja e Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte demokratit fitoren në zgjedhje.

Po ashtu mësohet se dhe në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, por vetëm me rreth 12 mijë vota. Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërkohë që ai do të inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *