• |
ide | kryesore

Në prag të fitores, Biden thotë se numrat janë në favor të tij

-Instant, Arkiva, Të fundit



Kandidati presidencial demokrat i SHBA-së Joe Biden deklaroi se të gjitha të dhënat nga përpunimi i vazhdueshëm i votave në shtetet kyçe tregojnë se ai është në rrugën e duhur për të marrë postin nga presidenti aktual Donald Trump. “Shifrat na tregojnë një tregim të qartë dhe bindës se do të fitojmë këtë garë”, tha Biden.

“Totali i votave tona është ende në rritje. Ne jemi duke mposhtur Donald Trump-in me mbi katër milionë vota, dhe kjo diferencë po rritet gjithashtu”, shtoi ai.

Ish-nënpresidenti amerikan përmendi një seri numërimesh në të cilat ai jo vetëm që ka ulur hendekun me Trump-in, por në fakt e ka tejkaluar dhe rritur epërsinë e tij, ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë fletëvotimet me postë.

Këto shtete përfshijnë Pennsylvania-n, e cila ka 20 delegatë të Kolegjit Zgjedhor. Ai kryeson me gati 29.000 vota atje, si dhe në Gorgia Biden ka një avantazh shumë më të ngushtë, por në rritje, ku aktualisht është në epërsi me gati 4.400 vota.

Ndërkohë, Biden ka vazhduar të ruajë epërsinë e tij në Nevada, ku ka një avantazh prej gati 2 për qind.

Një fitore në cilindo prej atyre shteteve do ta vendoste Biden-in në pragun e Kolegjit Zgjedhor të 270 votave të nevojshme për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Me 214 delegatë, Trump ende mund teorikisht të tejkalojë shifrën 270, por rruga e tij është shumë më e vështirë se ajo e Biden-it.


6 Comments

  1. ME KETE LLOJ MENYRE KEAT AMERIKANET I DHANE MUNDESINE KURVAVE TONA TE POLITIKES TE THONE SE KESHTU NDODH EDHE NE AMERIKE . O JU QIFSHA SISTEMIN KAPITALIST ., SISTEM KU ME VLERE KA PARAJA SE ZOTI DHE KU KURVLLIKU TRIUMFON MBI NDERSHMERINE .

  2. ama bytha spo ia mban me deklau fitore, dicka po luhet dhe bideja e di fare mire qe mund e kthehet situata

    a kufome president lolo i obames

  3. Ne amerike qarkullon nje interviste nga dr Steve Pieczenik ku sqaron se votat ne amerike kesaj rradhe kane me elemente te larte sigurie bile dhe qe mund ti gjeje me saktesi dhe vendodhjen. Kjo eshte bere nga Trump duke e ditur lojen e demokrateve me pandemine dhe per te justifikuar nje “fluks” te madh votash me poste ku ka ndodhur dhe mashtrimi me i madh. Fakti qe ne Pensilvani Gjykata ka vendosur ti ndaje menjane votat e ardhura pas dates 3 Nentor eshte vetem fillimi. Beni pak durim dhe do degjoni cudira

  4. Me kujtohet nje -anektode-;Nje cift pleqsh kishin dy vajza te martuara .nje nga bashkshortet ai i vajzes te madhe ishte bostanxhi ,kurse ai tjetri punonte -pocer-duke bere ene prej balte ,tulla ,tjegulla etj.Nje dite plaka i thote plakut ;shko dhe shikoi nje here vajzat si jane .Mire -i thote plaku .Shkon tek vajza e madhe .Ipyet si ini a ini mire nga shendeti .Mire i thote ky qe punonte bostanxhi ,por nuk ra nje shi,une do vras veten.Diten e dyte shkon tek vajza tjeter .Pyet dhe kete ;si ini .Mire -i thote dhendri tjeter qe punonte per te bere enet prej balte,por zuri ndonje shi une do vras veten .Diten tjeter iken plaku .Kur shkon ne shtepi,e pyet plaka ;he more plak si dole .Mire moj plake i thote -ama -renka shi ,nuk renka shi -nje nga dhendurret do vrasi veten .E tregova kete anektode ne lidhje me kete -Fituaka -Bajden apo Trump-Shqiperia prape ambasadore-KINEZO-KOREANE-do kete nga administrata e e shtepise Bardhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *