• |
ide | kryesore

Arrestohet në Kosovë i tmerrshmi i grabitjeve, Markelian Cungu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu, personazhi i përfshirë në shumë vjedhje në Shqipëri, ku ngjarja me e fundit që është implikuar është ajo e muajit Janar 2020 në Tiranë. Cungu së bashku me Fatjon Mertënikaj, 28 vjeç i arrestuar në Tiranë, kanë hyrë në banesën e Petrit dhe Afërdita Laze, me qëllim për të vjedhur.

Me vete kanë pasur një automatik dhe një pistoletë, ku për shkak se janë ndjerë nga pronari i shtëpisë, mes dy grabitësve dhe Petrit Lazes ka filluar përleshja në korridorin e shtëpisë.

Si pasojë e kësaj situate, ka rezultuar e provuar se Markelian Cungu, ka qëlluar me automatik në drejtim të Petrit Laze, duke e plagosur rëndë me një plumb në bark, ndërsa ka plagosur dhe bashkëshorten e tij, Afërdita Laze.

Më pas Mertënikaj dhe Cungu janë larguar me shpejtësi, duke hedhur armët disa metra larg banesës. Pas disa ditësh është identifikuar nga një analizë ADN-je, Fatjon Mertënikaj, ndërsa tashmë është arrestuar dhe Markelian Cungu në Kosovë.

Sipas Ora News që raportin lajmin, pritet që në ditët në vijim Cungu të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *