• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, dyshohet për 4 viktima

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur sot në Rrugën e Kombit, ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën 4 persona. Aksidenti ka ndodhur në aksin Rrëshen-Rubik, pranë një pike karburanti. Mësohet se një mjet “Citroen” është përplasur nga një kamion, ku për pasojë dyshohet të kenë humbur jetën 4 persona. Nga raportimet e para thuhet se viktimat e dyshuar janë shtetas të Kosovës. I plagosur ka mbetur edhe një fëmijë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *