• |
ide | kryesore

PROFIL/ Kush është Mario Draghi, kryeministri i ri i Italisë

Kryesore



Shpëtimtari i dikurshëm i Eurozonës është thirrur për të nxjerrë Italinë nga bataku. Pyetja shtrohet: a mund të jetë ai një hero për herë të dytë?

Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qëndrore Europiane, ka pranuar ftesën e presidentit italian Sergio Mattarella për të formuar qeverinë italiane dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe shëndetësore në të cilën është zhytur. Deri të martën ideja e të paturit Draghin në krye të vendit dukej si një dëshirë e paarritshme për italianët e lodhur nga një koalicion qeverisës i paaftë, që u mbolli veç dyshime për një dalje të mundshme nga tuneli i errët në të cilën ishin futur.

Draghi pozicionohet në karrigen e kryemistrit duke qenë një nga zyrtarët me profilin më të lartë në arenën ndërkombëtare dhe një nga mbrojtësit më stoik te Bashkimit Europian. Ai u përgëzua nga shtetet europiane për kontributin e tij në krizën ekonomike, duke “shpëtuar” euron që në nisje të mandatit të tij në krye të BQE-së, në vitin 2011. Ai lehtësoi normat e interesit dhe lehtësoi shumë vende, duke përfshirë edhe Italinë, nga presioni i madh ekonomik në atë kohë. Ai premtoi se do të paguante borxhin e çdo qeverie që ishte skeptike për Eurozonën dhe ndërkohë Banka Qëndrore Eurpoiane nuk harxhoi asnjë kacidhe pasi mjafoi kërcënimi për një veprim të tillë që tregu europian të gjallërohej. Draghi ndihmoi padyshim në zbutjen e krizës së euros por solli dhe një sërë transformimesh teknologjike në sistemin e Bankës Qëndrore për të përmirësuar performancën e vet dhe ja doli.

Ai njihet si një njeri i displinuar, serioz dhe tepër i dedikuar. Mario Draghi zotëron një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Instituti prestigjoz i teknologjisë në Masaçusets. Për 6 vite ai ka punuar në Bankën Botërore dhe më pas u emërua si drejtor i Thesarit italian për 10 vite të tjera. Duke punuar nën udhëheqjen e shumë qeverive të ndryshme italiane por edhe europiane, ai i njeh mirë mekanizmat e vendit por edhe të BE-së.

Rreziku më i madh për Draghi-n, por edhe për Italinë mbetet fakti se edhe me marrjen e mandatit nga ana e tij vendi mbetet sërish i destinuar të veprojë nën lidershipin e një qeverie teknike. Këto të fundit kanë repuatacionin për ta lënë vendin në baltë në momentet më kritike. Megjithatë presidenti Mattarella tha se zgjedhje e parakohshme nuk do ta ndihmonin Italinë në gjendjen që është. Ai u zotua se do të bënte zgjedhjen e duhur për Italinë, megjithëse i mbeteshin shumë pak variante të mundshme për pozicionin e kryeministrit.

Për javë të tëra, emri i Draghi-t ka qënë më i lakuar për të qenë kreu i qeverisë së re. Sfida që e pret Draghin pas marrjes së detyrës është formimi i një koalicioni qeverisës, një përgjegjësi që bëhet edhe më e vështirë nëse merret parasysh se partia më e madhe në parlamentin italian “Lëvizja 5 Yje” është e njohur për qëndrimet e veta euroskeptike. Megjithatë Partia Demokratike dhe Italia Viva e Matteo Renzi-t duket se e mbështesin të zgjedhurin e presidentit.

 

Nga Paola Serjanaj


19 Comments

    1. Ne doren e nje guvernatori qe personalizoi polikat e bankes europiane per hir te shpetimit te vendit te tij te origjines.

      Sbesoj se eshte per tu mjeruar.
      Per tu mjeruar jemi ne me Ben Tigrin dhe Ramen me planin e tyre te 2030

  1. Nje njeri qe u be i famshem sepse i vendosi fytyren shkeljes flagrante te traktateve te BE-se duke pranuar te bleje borxhe sovrane ne tregjet dytesore. Nje skuthllik shqiptaresh ku ligji me mire shkelet se ndyshohet por qe u be me nxitje dhe bekim kancelaresh. E vetmja qe po i reziston akoma kesaj aventure te cilen “cuditerisht” mediat e Sorosit jane shume te interesuara ta mbrojne eshte Gjykata Kushtetuese Gjermane qe kercenon me veprime te njeashme, sepse eshte akt qe ne thelb shkel Kushtetuten Gjermane duke impliku qeverine ne ndermarrje financiare te pavotuara nga parlamenti.
    Per fat te keq, mesa duket te gjithe forcat ne Itali dhe Europe po punojne per te bere Salvinin KM me mandat absolut.

    1. Koment më idiot ske ber ndonjeher o Neri gjithanshem.
      Beji raketa librat jashtshkollor qe ke lexuar nga viti i par i universitetit.

      1. Une kam shekuj qe nuk prek liber leter me dore o bos. Perdore internetin per ndonje gje me te rendesishme se mos-kuptimi i komenteve te mia, persa kohe eshte akoma i lire.
        Sic po thote edhe gjigandi, zv/ministri i rilindur Albert Nikolla, kur nuk merr vesh te pakten mos ngaterro ato qe marrin.

        1. Duhet te dish diferencat dhe te ngjashmet midis Ekonomise (finances ne kete rast) dhe Politikberjes. Veprimet e ECB jane reflektim i eficences paretiane ne tregun financial ne shkalle kontinentale, si rrjedhoje, whatever it takes (me shpatullat e ngrohta sic themi ne)…

          Ligjerisht ky veprim i ECB qe violon traktatin mund te gjykohej vetem ne Gjykaten Europiane te Drejtesise nese do te paditej nga ndonje shtet, prsh Gjermania qe aktron si e pakenaqur ne kete rast (kur ironikisht dhe paradoksalisht Merkel ishte promotore e planit LTRO dhe aktualisht aprovon politikat ekspansive te ECB).
          Gjykata kushtetuese Gjermane ben thjesht nje PR mitigues per ti bere qejfjn antieuropeisteve si puna jote duke i thene qe ne e beme punen tone, ne nje kohe qe traktati Maastricht del siper cdo kushtetute nacionale.

          Ndaj, komenti ishte idiot dhe naiv sepse nqs e mban veten per intelektual duhet ti dish keto gjera, e jo te besh sharlatanin qe perfiton nga asimetria informative te komentuesve te tjere te portalit.

          Ne fund e mbylle me perlen per Salvinin.

          1. Traktati i Maastricht-it dhe traktatet e tjera te BE-se dalin siper vetem kushtetutes se Hollandes dhe asnje kushtetute tjeter Europiane. Qe ta dish ti, nje pjese e dispozitave te kushtetutes gjermane ku perfshihet dominimi i parlamentit, jo vetem dalin mbi cdo gje tjeter por jane konceptuar si te perjetshme. Dragi thjesht u perdor nga Merkeli e cila nuk donte te lepinte hapur aty ku kishte peshtyre . Modeli unik i Bankes Qendrore si entitet komplet i pavarur nga qeverite u transplatua nga sistemi ligjor gjeman bazuar ne ate qe quhet ordoliberalism dhe ishte kusht i panegociushem qe nga fillimi. Merkel qe i kishte bere avokatine nuk donte te humbte fytyren duke pranuar ndryshimin e trakatatit sic i’u propozua nga Sarkozy dhe ne ate kohe dhe gjeti Dragin me sigurine se nje kukull kompromisesh politike si GJED nuk do kundershtonte, qe ne fakt nuk e beri kur GJK-ja gjermane ia referoi ceshtjen e OMT ne 2014.
            Ne momentin qe shkelet kushtetuta gjermane ne parimet themelore te saj nga gjykata kushtetuese ka te drejte te nderhyje edhe pa i marre doren GJED gje qe ka kercenuar disa here ta beje por nuk ka pas guxim. OMT shkon kunder traktatit dhe thelbit te kushtetutes gjermane ne te njeten kohe.
            Me i interesuar ne kete histori duket George Soros nje njeri qe dihet se investon ne borxhet e qeverive. Italia dukshem nuk ia pa hajrin, por kjo eshte histori e gjate per t’u marre ketu. Nuk jam kunder BE-se.

          2. Me ngritjen e supershtetit EU dhe shfaqen e dhjetra institucioneve me mijera neoburokrate, traktati Maastricht ne praktike trashendenton cdo kushtetute, qe ne teori prezantohet ne nje nivel hierarkik te shteteve anetare.
            Nuk te kuptoj konfuzionin kur thua qe nuk je antieuropeist, kur pa Quantitative Easing dhe bail-out e viteve te recesionit, sot nuk do te kishe me bashkim europian per shkak te efektit domino qe do te sillte greqia dhe pjesa tjeter e PIIGS.
            Sa per Sorosin, eshte nje e keqe e nevojshme e tregjeve, e ka thene dhe ai vete, pasi nxjerr ne pah xhepat.

  2. Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.

    Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.

    Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.

    Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.Do na i sjell i ky alizoti vaksinat sa ti mbushin cubar kutite plote per te fituar miliona neser

  3. Ne fakt ky eshte kryeministri i ngarkuar por akoma nuk ka marre votbesimin ne parlament ndaj nuk mund te quhet akoma kryeministri i ri i Italise..

  4. Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.
    Berisha e ka deklaruar me dhjetra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”
    Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:
    – pa qeveri teknike
    – pa asnjë bashki demokrate
    – pa dorheqejn e Ramës
    – pa një Kod Elektoral favorizues
    – pa koalicion solid
    – pa struktura
    – pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
    – pa mbështetje ndërkombëtare
    – pa votat e emigrantve
    – pa komisione elektorale të sigurta

    Për këto arsye Berisha po përgatit planin B:
    Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill.
    S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.
    Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.
    Meta nuk rizgjidhet dot President.
    Berisha vetë do mbush 80 vjeç.
    Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa.
    Në këto kushte duhet shtrëngoj rradhët, të largoj Bashēn si fajtor duke parandaluar çdo “rebelim” brenda rradhve dhe duke rizgjdhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”

    1. «Sëmundja pleqërore e djathtizmit»
      në lëvizjen e sotme komuniste e punëtore evropiane, Evropa ka qenë gjithnjë arena e një lufte të ash-për midis marksizëm-leninizmit revolucionar dhe opor-tunizmit e revizionizmit. Në shembullin e Evropës ështëvërtetuar më mirë se kudo se ligji themelor i zhvillimittë lëvizjes komuniste e punëtore është lufta e të kun-dërtave: atje ku ka revolucion ka edhe kundërrevolucion,atje ku ka marksizëm shfaqen edhe rryma, te hapëta osetë fshehta antimarksiste, atje ku ngre kokën oportunizmidhe revizionizmi është e pashmangshme edhe lufta e
      MARKSIZEM- LENINIZMI DO TE TRIUMFOJË Marksistëve revolucionarë kundër tyre. Qysh nga lindjae marksizmit kjo luftë është zhvilluar me një forcë tëveçantë në lëvizjen komuniste e punëtore të Evropës.Në këtë luftë të gjatë e të vështirë janë rritur e janëkalitur radhët e komunistëve evropianë dhe nga kj^ luftëlëvizja komuniste e punëtore evropiane ka dalë gjithnjëmë e fortë dhe ka shkuar gjithmonë përpara, duke arritur suksese e fitore të mëdha.

      1. Sapo shpjegove materializmin historik dialektik dhe profecine marksiane ku komunizmi eshte i pevitueshem ne historine e zhvillimit njerezor.
        Komplimente

        1. Per ty qe akoma adhuron Enver Hoxhen , keto jane fjalimet e idiotit te madh, kriminelit makaber shqipetar! Komplimente ty qe akoma i beson

  5. Ahaha Rilindas te vegjel e te spiropalizuar na i dite edhe ne artikuj sportiv do e permendni Salen. Po flitet per Kryeministrin e Italise o te lodhur.Keni pare sondazhet dhe jeni merzit skeni faj.Po hajt se edhe Lulushi Sorrosian eshte vetem se nuk drogohet dhe nuk do shkoje me atlete ne Bruksel. Sala beri marveshjen e Asocim Stabilizimit, liberalizoi vizat me Evropen dhe futi vendin ne NATO po piktori kur do na fusi ne BE. Apo rrojme nga 200 vjet ne si shqipe qe jemi. Rama thote me jepni mandatin e trete qe te realizoj ato qe ju premtova mandatin e pare.

  6. Eshte koha kur do zgjidhen kryetar shtetesh qe do perkrahin ligje qe shkaterrojne vlerat morale te shoqerise familjen dhe ne emer te te drejtave te njeriut do nxjerrin ligje qe ne fakt e skllaverojne njeriun

  7. Me mire se italianet s’e njeh askush…
    Byoblu ha incontrato Arnaldo Vitangeli per discutere dell’incarico che il Presidente della Repubblica ha appena affidato a Mario Draghi per la formazione del nuovo governo. La sfolgorante carriera dell’ex presidente della BCE coincide con la parabola discendente dell’economia italiana, il cui inizio può essere fissato nel 2 giugno 1992, giorno in cui il Panfilo Britannia attraccò al porto di Civitavecchia e si avviò il periodo delle privatizzazioni italiane: “a partire da quel momento Draghi contribuì alla svendita del patrimonio pubblico italiano alla finanza anglosassone, l’obiettivo di facciata era l’abbattimento del debito pubblico, ma naturalmente ciò non avvenne e il risultato fu solo la cessione dei gioielli economici italiani”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *