• |
ide | kryesore

Goditi 5 herë me thikë policin, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Dibrës, është arrestuar në zonën e Alliasit në Tiranë. 39-vjeçari akuzohet se pas një konflikti të çastit ka qëlluar 5 herë me thikë policin Bukurosh Zagradi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Prefekturës”.

Gjykata e Rrethit Dibër për 39-vjeçarin, A.Sh. kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Arrestimi i tij u krye nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim policinë e Dibrës dhe atë të Tiranës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *