• |
ide | kryesore

Mijëra vetë në ditën e dytë të protestës kundër grushtit të shtetit në Mjanmar

-Instant, Lajme, Planet



Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qytetit të Mjanmarit, në Yangon, në ditën e dytë të protestave masive  kundër grushtit ushtarak të shtetit të gati një javë më parë. Burra dhe gra, shumë prej tyre të rinj, mbanin fotografi të udhëheqëses së arrestuar Aung San Suu Kyi dhe ishin veshur me të kuqe, ngjyra e partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Ata mbanin në duar banderola me mbishkrimin: “Respektoni votën tonë,” në lidhje me fitoren e madhe të NLD në zgjedhjet e Nëntorit. Të shtunën, ushtria mbylli lidhjet e internetit të vendit, por njerëzit kanë gjetur mënyra për të marrë imazhe dhe video të protestave. Udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi, Presidenti Win Myint dhe udhëheqës të tjerë të lartë të NLD-së kanë qenë në arrest shtëpiak që kur ushtria mori kontrollin e qeverisë në 1 Shkurt dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *