• |
ide | kryesore

Shpërthen një automjet në Kamëz, dyshohet për eksploziv

-Instant, Lajme, Të fundit



Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë të martë në Kamëz sapo drejtuesi ka tentuar ta hapë derën e mjetit. Rrethanat e shpërthimit të automjetit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet për eksploziv. Sipas policisë në momentin që pronari i mjetit ka hapur me pult komandimi makinën, automjeti ka shpërthyer.

Nga shpërthimi është lënduar në këmbë drejtuesi i mjetit. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *