• |
ide | kryesore

Atentati ndaj ish-prokurorit, shtyhet seanca për Rrajën dhe Halilajn

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji është shtyrë. Bëhet me dije se seanca është shtyrë pasi nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentati në nëntor të vitit 2019.

Atentati ndaj prokurorit Ndoji ndodhi më 1 nëntor 2019. Automjeti me të cilin po udhëtonin prokurori, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Ndoji mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, ndërsa mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoji.


1 Comment

  1. Nuk e ka ‘Rraja’. E ka ‘RRAHJA’!

    Deputetet e Rames e kane rrahjen, dhunen, grabitjen dhe vjedhjen te etiketuar ne gjeneralitete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *