• |
ide | kryesore

Masa të reja shtrënguese për Covid-19/ Ndalohet lëvizja pas orës 20:00, rregulla të reja për baret

-Instant, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë masa të reja, lidhur me pandeminë e Covid 19. Në mbledhjen e së mërkurës, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në vend janë konfirmuar rastet e para me variantin e mutacionit të Covid-19 dhe në një shtim të infektueshmërisë. Bazuar në situatën epidemiologjike dhe në analizën e kryer, Komiteti vendosi ashpërsimin e masave anti-Covid.

Kështu, qytetarëve u ndalohet qarkullimi nga ora 20;00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt.  Bareve, restoranteve dhe lokalet ndalohet të hapen pas orës 20;00 deri në 06;00,  me përjashtim të shërbimit në banesë, nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt.


1 Comment

  1. Vetem 2 jave, se kemi zgjedhje….

    Kuptohet, pas 25 prillit, te gjithe n’gjum, n’shpi qe ne 3 te drekes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *