• |
ide | kryesore

Masakroi me thikë 47-vjeçaren shqiptare, publikohet momenti ku autori largohet i qetë pas vrasjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes se 47-vjeçares shqiptare, Luljeta Heshta në Itali. Heshta u masakrua me thikë nga 43-vjeçari , Alfred Kipe, partneri i viktimës, i cili e ka goditur 5 herë me thikë, në këmbë dhe në shpinë duke e lënë të vdekur në vend.  Viktima ushtronte prostitucion, ndërsa vrasja në Pedriano, San Giuliano të Milanos, ka ardhur si shkak i xhelozisë. Cifti ishin bashkë prej 20 vitesh.

Ndërkohë i arrestuari, Alfred Kipe, para trupës gjykuese ka refuzuar kategorikisht krimin, por prokuroria e Lodi-t ka këmbëngulur se 43-vjeçari i cili ishte me precedent të mëparshëm penal, është fajtor për vrasjen e ndodhur pak pas orës 13:30 të së dielës, në rrethrrotullimin e Binasca, një vend i frekuentuar nga prostitutat, një profesion që kishte zgjedhur të bënte edhe Luljeta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *