• |
ide | kryesore

OBSH: Numri i rasteve globale me Covid shënoi një rënie prej 17% javën e kaluar

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar një rënie të numrit të personave të infektuar me Covid-19, për të katërtën javë radhazi. OBSH ka deklaruar se mbi 3.1 milion raste të reja të Covid-19 u raportuan javën e kaluar, me një rënie prej 17% nga java e mëparshme. Edhe Shtetet e Bashkuara, që ishim më të prekurit nga pandemia, kanë patur një rënie me 19% në numrin e të infektuarve duke regjistruar shifrën e 871,365 rasteve të reja.

Brazili, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar ishin gjithashtu midis kombeve që raportuan numrin më të lartë të rasteve të reja në të gjithë botën, sipas njoftimit të OBSH-së. Në nivel global, janë regjistruar 105.4 milion raste me Covid-19 dhe 2.3 milion viktima që nga fillimi i pandemisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *