• |
ide | kryesore

Të shtruar në Spitalin Infektiv, Ministria merr vendimin drastik për ushqimin e pacientëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Në spitalin Infektiv nuk lejohet më të futen ushqime për pacientët e prekur me Covid-19. Ligjërisht, kjo nuk është lejuar asnjëherë, por me fillimin e pandemisë familjarët kanë kërkuar që të sjellin ushqin për të shtruarit dhe janë lejuar deri ditën e sotme. Ministra Manastriliu tha se kjopraktikë është lejuar si një formë afrimiteti të familjarëve me pacientët e shtruar.

“Rregulli i përgjithshëm para pandemisë, është që nuk lejohen ushqime nga jashtë. Është vendosur nga vetë mjekët, pandemia ka krijuar edhe një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale. Kjo ishte një mënyrë për të qenë afër familjarit.  Jo se spitali e shteti nuk i garanton, por sepse ka qenë një kërkesë e familjarëve që është pranuar” tha ministrja.

Megjithatë, sipas një urdhri të nxjerrë nga ky spital, ushqimi që jëpet aty është mëse i mjaftueshëm dhe në bazë të parametrave të çdo pacienti dhe nuk do të lejohen më produkte nga jashtë ambienteve të spitalit.


5 Comments

  1. O rrace e qelbur e ridhjerjes ju po mundoheni tu hiqni dhe kafshaten prej goje te shendoshve, jo te ushqeni te semuret. Ne djall vafshi

  2. Paskeni vendos ta ktheni spitalin ne kamp perqendrimi me duket. Ata me ushqimet e tyre dhe spo ja dalin jo me duke ngrene supen e spitalit qe ste mbajne kembet te shkosh as deri ne banje. . Sa me teper “shtrengohen” rregullat aq me shume rritet tarifa qe duhet te paguajne familjaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *