• |
ide | kryesore

Borë dhe akull në rrugë, autostrada Rrogozhinë-Lushnje me probleme

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit ka sjellë probleme në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin. Autostrada Rrogozhinë-Lushnje në të gjithë gjatësinë e saj është e mbuluar nga akulli dhe rrezikon seriozisht lëvizjen e mjeteve dhe qarkullimit në të. Prania e dëborës ka qenë shkak edhe i përplasjes së disa mjeteve dhe daljes nga rruga të një furgoni transporti mallrash.

Drejtuesi i mjetit është plagosur lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushk, ku ngrica në autostradë është tepër e madhe. Nga ana tjetër edhe pse është ngricë dhe temperaturat janë nën zero, nuk është hedhur kripe apo skorje në rrugë për të eliminuar akullin, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *