• |
ide | kryesore

Tragjike/ Gruaja humb jetën pa arritur në spital, makina u bllokua për shkak të dëborës

-Instant, Lajme, Të fundit



Për shkak të motit të keq, një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në fshatin Limjan të Njësisë Kastriot të Dibrës. Një e moshuar e sëmurë, e cila po transportohej për në spitalin Rajonal Dibër, ka humbur jetën gjatë rrugës pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u bllokua nga bora. Të rinjtë e fshatit janë përpjekur të ndihmojnë me lopata për hapjen e rrugës por makina e kishte të pamundur të lëvizte. E moshuara në Peshkopi nuk ka mundur të arrijë në spital.

E moshuara nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *