• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, sot nis procesi i numërimit të votave të dërguara me postë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kosove do të nisë numërimi i votave të dërguara me postë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Janë 16 mijë pako postare, që kanë më shumë se 1 votë brenda, të cilat pritet që të hapen dhe të numërohen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor. Sipas ekspertëve që kanë ndjekur procesin, nuk ka asnjë pritshmëri që votat e emigrantëve të sjellin ndonjë përmbysje të rezultatit.  Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, do të shpallen pas numërimit të votave me kusht, votave përmes postës, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në QNR.

Një rezultat mbresëlënës në këto zgjedhje është vota për Vjosa Osmanin, që rezulton më e votuara në gjithë historinë e zgjedhjeve në Kosovën e pavarur. Me 206 mijë e 570 vota ajo ka tejkaluar pikërisht Albin Kurtin, që në zgjedhjet e vitit 2019 mori 183 mije e 952 vota.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *