• |
ide | kryesore

Arrestimi i kardiokirurgut/ Faji i mjekut apo i sistemit?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme


Rrallë kanë qenë kaq të shumtë njerëzit që janë gati ta mbrojnë publikisht një zyrtar të akuzuar për korrupsion, qoftë ky edhe mjek, se sa në rastin e shefit të kardiokirurgjisë Edvin Priftit. Aktivistë, gazetarë apo politikanë kanë bërë një hap para, për ta thënë publikisht fjalën e tyre pavarësisht të dhënave që media ka nxjerrë nga dosja e SPAK dhe që e implikojnë Priftin në marrjen e ryshfetit të paktën në një rast.

Kardiokirurgu u arrestua në sallën e gjyqit, pasi më herët iu gjetën në shtëpi një shumë e madhe parash, rreth 400 mijë euro dhe që sipas prokurorëve, dyshohet se është siguruar nga pagesat nën dorë për operacionet në QSUT.

Gjithsesi menjëherë pas arrestimit qenë të shumtë ata që u shprehën të pakënaqur duke hapur një debat për arrestimin e mjekut.

Maksim Basho, shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT i ka dalë në mbrojte kolegut, ndërsa tregon sakrificat e punës së përditshme.

“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim “kam operacione më presin te privati”, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR. Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”, shkruan ai ndër të tjera.

Një nga protestueset aktive për mbrojtjen e Teatrit, Mirela Cela Jorgo, avokatinë ia bën përmes llogarive. Shërbimi në privat është shumë më i kushtueshëm se ryshfetet që mund të paguheshin në QSUT sipas saj.

… nese keni dhëne 1 mije euro per nje operim teper të veshtire në zemer, shkoni jepni 20 mijë euro tek spitali privat. Vazhdoni kuisjet tuaja se armiku në këtë vend qenka doktor Edvini. Jepini dhe ndoshta e meritoni te mos ketë mjekë të zot që t’ju vizitojnë dhe të vdisni si qen rrugëve”, shkruan ajo.

Deputeti Ralf Gjoni e mbrojti duke sulmuar shoqërinë shqiptare, të cilën e quajti “sovjetike” në tentativën për ta çnderuar publikisht kardiokirurgun.

“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë”, tha Gjoni.

Kundër arrestimit të mjekut ishte edhe një prej gazetareve, që ndjek kroniken e zeze, Klodiana Lala.

“Prokuroria është nxituar sepse nuk ka pasur kohën e nevojshme për akuzën “pastrimi i parave”, vetëm 20 orë. Nuk është hetuar as akuza e korrupsionit, duhet të vërtetohet që ato para vijnë për shkak të korrupsionit” u shpreh Lala gjatë një interviste.

Një përpjekje për ta justifikuar shumën e parave që u gjend në shtëpinë e doktorit të zemrës, e ka bërë edhe gazetari Lorenc Vangjeli.

“Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja. Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash. Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Aëard ëorld ëinner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet” ka shkruar Vangjeli.

Gazetari Endri Xhafo e quan të padrejtë t’i kërkosh një mjeku si Edvin Prifti që të jetojë me 700 mijë lekë të vjetra, duke pranuar tërthorazi se “sistemi” gjithnjë ka funksionuar në mënyrë të tillë.

“Deri sot mjekët më të mirë, ata me të cilët krenohemi, – dhe mos më thoni jo, – kanë funksionuar si “privatë” në një sistem që na është thënë se është shtetëror. Por a ka operacion zemre, truri, pankreasi po të doni, që të jetë gjëkundi falas?

Sistemi ynë shëndetësor, pa kosto shërbimesh spitalore, pa kontribute sigurimesh që të vlejnë për gjë, është thjesht një sistem allasojsh, ku i kërkojmë Edvin Priftit dhe të singjashmëve të tij, që të rrojnë me 700 mijë lekë të vjetra!??‍♂️ Seriozisht besoni te shëndetësia falas?”

Të tjerë gazetarë dhe politikanë i kanë dalë në mbrojtje Edvin Priftit, ish shefit të kardiokirurgjisë. Të gjithë i bashkon një dakordësi për t‘ia “mirëkuptuar” në një formë apo tjetër korrupsionin, për të cilin ai akuzohet. Në fakt, vetë mjeku nuk e pranon se ka marrë ryshfet dhe është vetëdeklaruar i pafajshëm para gjykatës. Sipas tij, paratë që iu gjetën në shtëpi vijnë nga një pronë e shitur dhe arrestimi i tij ndodhi sepse “jemi në fushatë elektorale”, por pasi është njohur me provat, as gjykata nuk e besoi.©Lapsi.al 


55 Comments

  1. Po duhet mbrrojtur se pak lek ka marre
    Jam deshmimtar per familjen time kur morri 500 mije lek dhe mbeti i pakenaqur. Dhe me keq nuk morri mundimin te bente dhe nje vizite pas operacioniy. Njeri i arsimuar por shume i ulet. Duhet te nxjerr dhe dokumentet e mjekeve ketu ne USA qe e ribene operacionin dhe e quajten nje skandal operacionin e bere ne Shqiperi. Me vjen keq per mjekun dhe familjen e tij por kujtoni dhe ato familje qe kane paguar dhe u eshte dashur te heqin buken e gojes dhe ndoshta pacientet kane vdekur pas disa koheve sepse mjeket ketu ate operacion e quajten sikur ta denosh me vdekje te semurin.

    1. Zoteria eshte mjek i mire, nuk kemi ca themi. Por nje i korruptuar. 2000 e kishte operacionin. Si rregull, nje kirurg ben nje operacion ne dite. Ky bente dy ne shtet dhe dy pasdite ne privat. Mesatarisht 8 000 euro ne dite, 40 000 ne jave pra 280-300 000 ne muaj. Shuma qe i kane kapur eshte e nje muaji. Kush e ka fajin? Ne radhe te pare dajin e ka personi qe eshte i korruptuar dhe pastaj te gjithe e si shoqeri. Qe edhe kur e kapin tjetrin me presh ne dore, rreken ta justifikojne. Te gjithe mjeket ne Shqiperi jane te korruptuar ashtu si gjyqtaret, prokuroret, policet, administrata gjithshka. Kuptohet, ato me bosat e korrupsionit jane lart, Kryeministri dhe Ministrat.

      1. Jo mer jo, nuk jane te gjith te korruptuar. Une kam nje mikun tim me mbi 20 vite ne prokurori dhe ka mje makine qe kushton 4000€, ska pasuri te tjera. Ok, ndonje dhurate e mer dhe ai, po jo lek. Edhe rrobat e qe vesh perdit i ka me te keqia se une qe jam nje menpunes i thjeshte ne privat.
        Mos ti relativizojme gjerat….

        1. Nuk e ve ndonje ne dyshim o AS por keta qe thua ti numurohen me gishtat e dores dhe jane te pafuqishem per te permiresuar kete kuplara ku jetojme . Edhe ne kohen e qoftlargut kishte shume kominista te mire se ndryshe ai do ushqehej me mish njeriu . Porblemi eshte qe e mira behet shumice dhe pakise e paperfillshme . Duhet ndryshim rrenjesor sistemi . Me kete menyre te te beri te gjerave ne vetem sa ja shtojme agonine vetes tone .

    2. le te shohin pak ne listat e operimeve, se patjeter do te gjeni te aferm te Lorenci, Endrit, Klodjana Lales etc qe kane kaluar nga dora e xhepi i Priftit, por pa rrasen e zeze, por me faqen e zeze tashme

  2. Mjeku merrte ryshfet dhe Lapsi fillon e relativizon fajin!!!!
    Gazetare e doktore i kane dale ne mbrojtje… ndoshta eshte faji i sistemit…. te privati do kushtonin shume e me shume… kushtu funksionojne keto pune….

    Jo mer jo, zoteria merrte para si parapagim (as mbas operacionit jo) ne kundershtim me cdo etike morale dhe ne kundershtim te ligjit. 700 000leke rroge nuk e shfajesojne. Edhe une qe po i shkruaj keto rjeshta do kisha mare ndonje lek, por gjithsesi te bardhes duhet ti themi e bardhe dhe te zezes e zeze.

  3. Nuk e ka detyruar njeri me zor te punoj me 70000 leke ne muaj, plus qe punon edhe ne privat .
    Thjesht eshte i babezitur dhe kaq, se nqs te ofron dikush dicka ne shenje mirenjohje nuk jam kundra qe te mos ta maresh, por te vendosesh cmim fiks per nderhyrjen kjo eshte kriminale. Sa persona ka qe nuk i kane patur leket dhe ju mendoni se ai i ka sherbyer?

  4. Pacientet do jene gezuar, ato qe ishin ne rradhe per operacion nga kirurgu, kur mesuan qe u arrestua, tani nuk do i japin leke atij dhe do shkojne ne kirurg tjeter ne spital shteteror dhe do marrin falas sherbimin.

  5. Si do të jetë është mjek dhe i mirë.Nëse ka njerëz që kanë paguar e kanë bërë me ndërgjegje sepse kanë shpëtuar të afërmit e tyre.Të quhet krim se fiton atë që shteti nuk ja jep.Këtu në Itali mjeku i familjes mer 6000 € neto në muaj.Imagjino sa mer një kardio kirurg.Por prap nuk mund të mbahet në burg si trafikant droge.Të gjykohet në gjëndje të lirë.Nuk është i vetmi.Po ata mjekë të partisë përse nuk hetohen.Është fenomen jo i mirë por edhe mjekët e mirë meritojnë diçka më shumë.Nuk janë si rilindasit fitojnë duke vjedhur.Nuk është si ish ministri i brëndëshëm që u gjykua i lirë për trafik droge dhe u dënua me kusht!!!Mjeku e bën një punë pozitive e sidomos një specialist i shkëlqyeshëm.

    1. O mashtrues. Ketu ne Milani mjeku i familjes ner 2600 . Kardiokirurgu mer 4500 euro ne muaj.
      Hapi tabelat e pagave se i ke online.
      Ndersa kardiokirurgu ne Albania mer 20 deri 30 mije euro ne muaj.
      Kur kapen Tiren ata te Lapsit bertiten: -Korrupsion i madh ne mjekesi.
      Tirja nuk eshte vetem. I ndan me mjeket. E gjetet. Doli ashtu sic thate ju te lapsit. Tirja i ndante parate me mjekun.
      Mirepo kur u kap mjeku, tak e kthyet pllaken.
      Eshte mjek i mire. Po le te jete. Edhe vellai im eshte bujk i mire ne Shqiperi. I zoti. Pa prodhimet e tij dhe shokeve te tij doktori vdes. Mirepo vellai im bujk nuk mer rryshfet.
      Doktori po deshi para shume, te largohet nga spitali i popullit, dhe te lere paisjet qe jane blere me leket e popullit.
      Le te hapi spital privat dhe ta vere cmimin sa te doje.
      Ose pse nuk shkon ne Gjermani meqenese qenka mjeku me i mire in Albania
      Po sepse ne Gjermani nuk do te mar aq sa mer ne Shqiperi.
      Turp per median aty ne Shqiperi qe mbron nje te pashpirt dhe antihuman.

    2. Hahaha, na shkrive me mashtrimet e tua. Po pse ca te dukemi ne ty budallenj?
      6000€ merr nje Mjek specialis ne Gjermani, mjeku i thjeshte, mjeku i familjes normal qe mer me pak. Duke mar ne konsiderate qe ne Gjermani pagat jane minimumi 50% me te larta se ne Itali llogarine beje vet.
      Njerezit nuk kane paguar nka qefi se i ka shpetuar te afermin, por kane paguar sepse ky i thoshte po deshe me jetu duhet te pagosh min 2000€ ( edhe pse njera qe njoh une ka pagu 12000€ bashke me materialet, akoma dhe sot vazhdon dhe shlyn kredine) ndryshe vdis.
      Ketu nuk jane vetem Politika, Gjyqesori dhe Mjeksia te korruptiar, ketu jane shumica e popullitnjerez te ligj, pas asnje lloj norme morale, ku secili shef vetem interesin e vet personal, sapo ti jepet rasti eshte gati ta ta vrasi tjetrin vetem per te fitu 5 Lek. Paskemi qene popull bastard.

  6. Te gjithe keta mjeke e perdorin punen ne spitalet shteterore si nje oaz ku peshkojne hallexhinj dhe i drejtojne ne klinikat e tyre apo te privati ku punojne,zotesine dhe eksperiencen i i fitoi te shteti,se sic tjone rendome te vdekurin e mbulon dheu,shume mire edhe nese natyra ndoshta i ka dhene aftesi te vecanta ,te punoje mjek privat ose ne spital privat,por nuk ka ku peshkon n.q.s nuk eshte ne shtet,ndaj dypunesimi duhet hequr per kete kategori,

  7. Ai NUK eshte mjek i mire sepse NUK eshte NJERI i mire!
    Eshte i korruptuar dhe asgje nuk e justifikon!
    Dhe shendetsia eshte pjesa me e korruptuar e sistemit ne Shqiperi!( ja kalon dhe drejtesise).Nuk justifikohet pasuria se ” punon ne privat” .Punen ne shtet e shfrytezojne per te kapur paciente( KLIENTE) per ti sherbyer( rrjepur)ne privat!

    1. Tani duhet bere edhe vetingu ne mjekesi, apo jo Sefer Daja? Te mbetemi edhe pa mjeke sic mbetem pa gjykata…

      1. Le ta bejne privat te gjithe sistemin dhe te sigurohemi ose ti siguroje shteti, por mjaft te mos thone qe eshte gratis. Shkojne pleq e varfanjake te semure, nuuk perballohen pazaret e ketyre!

      2. Po pse ty te rre mendja se ke mjek ne Shqiperi?
        Une punoj vete ne sistemin e shendetesise dhe njoh me qindra mjek, nga te ciket ato qe jane vrtete te afte, vazhdojne dhe studiojne dhe perditesohen me te rejat e fundit, numrohen me gishtat e vetem njeres dore. Une personalisht kam qete tu rraf nje mjek i cili edhe pse punojme bashke prej shume vitesh dhe kisha nje raport miqesor me te, mjekoi ne menyre te pa kujdeshme nje familjarin tim, dhe po te mos ishte per faktin qe une punoja aty dhe kisha shume lidhje pacienti do kishte vdek.
        Per shkak te punes une njoh dhe shume mjek te rinj, ato qe sapo kane mbaru shkollen, dhe mund tje them me bindje te plote qe 99% e atyre pe jane vertete te afte largohen nga Shqiperia, sepse ketu nuk i lene kto hienat qe te aftesohen dhe te behen specialista, pasi kane frike se i marin pacientet me fal doja te thoja klientet.

  8. Te gjitheve na ka ndodhur qe kur kemi probleme shendetsore te shkojme ne spital,Normal drejtohemi ne shtet, sepse paguajme sugurime.Pasi plotsojme nje tufe me dokumenta dhe presim disa dite( qe mund te jene jetike) perballemi me qendrimin” dashamires” te mjekut ose “tireve” qe,na rekomandojne ti drejtohemi privatit,per sherbim mo te mire e me mbaru pune shpejt!ASKUSH nuk thote: do te bejme mo te miren ketu!
    Por ta hedhin fjalen dhe drejtperdrejt se mund ta bojm ne shtet por ta dish se po ta boje ne privat do kushtonte shum!Dhe po nuk e “lyve rroten” qerrja e shendetdis te bon gropen!

  9. Nuk ka konkurencë, nuk ka opozitë, dhe tani vijmë tek opozita që do ishte shumë mirë të ekzistonte. Si do të ekzistonte opozita? E para, duhet të ishte në Parlament. Ne kemi një opozitë jashtë sistemit, e cila regjistrohet për herë të parë, rithemelohet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve. Dhe ne jemi fiks në 31 Mars të vitit 1991 kur sapo ishim formuar, shkuam tek presidenti i kohës, Ramiz Alia, edhe i thamë na shty pak ligjin e zgjedhjeve. Domethënë, opozitën shqiptare e kemi pa kontribut,tja Mari dhe të gjithe milionat eurove sepse jane parate e popullit

  10. BANALITETI I SE KEQES.
    Keto jane karrieriste qe ushqehen nga regjimet dhe sistemet e kalbura korruptive. Ne nje shtet normal ky fenomen sdo te ishte kaq endemik.

  11. Me vjen keq qe Lapsi vjen akoma verdalle duke diskutuar ne menyre te politizuar per nje mjek i cili eshte kapur duke marre rryshfet ne posizion publik(dhe jo pak por 500 mije Eur)! Nuk eshte etike, nuk eshte normale. Nese flasim per ndryshim, ai duhet te filloje qe nga mentaliteti yne dhe patjeter tek mendesia e mediave.

  12. O cope Derr rilindas.

    Vendimin NUK e dha Gjykata.

    Kryeministri yt, e dha vendimin disasters ore me pare kur doli ne tmedia, dhe e deklaroi factor.

    E kupton?

    Ketu NUK ka ndarje te pushteteve.

    1. Ja ti o I paemer i ores 12.42 , si trulop qe je ja humb votat PD -se.
      Cfare po thua o i trashe? Se kur te vije PD ne pushtet, mjeke si ky do bejne namin.
      O te marte muti shalet. C,jane keta injorante.
      Po ne gop te semes vafte ky doktori, Saliu qe ngrohej ne vatren e Nexhmijes, Ramsi i kuq dhe Basha qe nuk dihet nga vjen.

  13. Po Nafije!
    Nese do te ishin te gjithe mjeket si ky i bie te jetojne vetem ata qe kan parà!Me mire nje mjek me pak sesa nje hajdut mo shum!
    Nuk mund te jesh kurr nje mjek i afte nese ke shkelur me te dy këmbet betimin e Hipokratit!
    Une per vete nuk do te doja te me sherbente nje mjek i tille( se nuk kam mundesi te paguaj shuma te medha aq me teper ne shtet!!)

  14. Duhet te jete rregull, DHE JO PERJASHTIM, qe nje kryekardiokirurg te jete e i kamur me nje shtet normal.
    Prifti e ka apeluar vendimin sepse parate i ka te ligjshme.

    1. Nuk mohoi njeri, aq me pak ne, qe zoteria te jete i kamur, pavaresisht se vete ai deshiron qe ne te diskutojme per kete konflikt ne kete pikeveshtrim. Thelbi eshte se: Ne nje spital publik ku zoteria ben punen e tij dhe per te cilen paguhet, sikurse edhe ne paguajme sigurimet shendetesore per te, ka te drejte te kerkoje mijera euro per nderhyrje mjeksore? Nese kerkon te faturoje me teper, ka edhe kliniken e tij edhe spitalin privat…

  15. Problemi qe shtrohet ne titullin e ketij artikulli nuk merr pergjigje nga artikulli. Problemi nuk eshte thjesht se nje mjek apo nje sanitare dhe disa infermiere marrin ryshfet. Problemi eshte shume me i thelle. Kemi nje sistem mjeksor “falas” qe cdo qeveri e ka cuar keq e me keq, por nen administrimin e Rames, sistemi shendetesor eshte shkaterruar krejtesisht. Shume sherbime jane dhene me PPP qe kushtojne shume here me teper se puna qe behet dhe marrin pjesen me te madhe te buxhetit per shendetesine. Kjo nuk lejon as rritjen e pagave te mjekeve dhe as rritjen e cilesise se sherbimeve. Ne fakt nje pune “te mire” e ka bere Rama, i ka lyer spitalet dhe me kete ai mendon se gjithcka eshte ne rregull. Ne fakt nuk ka faj se kapaciteti i Rames ne qeverisje deri ketu shkon, ne FASADA. Nuk mund ta paragjykoj mjekun nese ka perfituar bakshishe apo jo, per kete duhet te presim vendimin e gjyates, por mund te behet nje analize mbi sistemin “eshte perfeksionuar” keto tete vite. Kryeministrin mund ta quash cdo gje, por vetem budalla nuk eshte. Duke pare deshtimin katastrofik me menaxhimin e pandemise, numrat e te ciles sado qe te mundohet Rama dhe enturazhi i tij nuk mund t’i fshehin dot, duke pare bilancin e tete viteve qeverisje qe pervec fasadave dhe buxheteve qe kane shkuar ne favor te PPP-ve dhe ne xhepat e disa njerezve te cilet kryeministri i njeh mire, duke pare renjen ne pikiate ne sondazhe dhe duke patur frike nga vendi qe i takon pas humbjes, kryeministrit i dolen ne siperfaqe si me magji rasti i sanitares dhe infermiereve tek Covid 2 dhe rasti i mjekut qe ra ne rrjeten e pergjimeve. Askush nuk flet se tek Covid 2 nuk mund te behet scaner pasi eshte djegur nje llampe e aparatit dhe ketu nuk kane asnje faj sanitarja dhe infermieret, por merren me detaje te lekeve qe ato kane marre. Kryeministri duke njohur mentalitetin e shumices qe urren njerezit me shkolle dhe pasaniket, trashegimi nga sistemi komunist, e shfrytezoi me se miri kete per te larguar vemendjen nga te gjitha problemet e shendetesise. Ai arriti deri aty sa ta shpallte te burgosur mjekun, para se drejtesia e re “e pavarur” nga politika te merrte nje vendim. Ne kete menyre kryeministri po mundohet ta kanalizoje gjithe zemerimin tek disa persona, fajtore ose jo, kete do e vendose drejtesia kryeministrore rilindore. Pergjigja per pyetjen qe sherben si titull i ketij artikulli, per mendimin tim eshte SISTEMI. Faji per sistemin, natyrisht nuk bie vetem mbi kryeministrin aktual, por “meritat” e degradimit total te sistemit, jane vetem te tijat. Pra thelbi nuk eshte fajesia e mjekut apo jo. “Gojet e keqija” flasin per mijra euro qe paguajne pacentet e kamur ne spitalet Covid, ama nje pjese e mire e tyre ia kane dhene besen rilindjes dhe ata nuk preken. Nderkohe qe prokuroria ben nje kontroll ne shtepine e nje mjeku dhe gjen gjysem miliardi leke, pse nuk kontrollon nga rruga se ne cfare shtepish rrojne disa mjeke “heronj” apo disa qeveritare dhe sa shtepi ka secili prej tyre. Ku i moren leket qe bene etj.etj.
    Doktori Edvin Prifti, po perdoret si koke turku, nderkohe qe ata qe i kane “leke xhepi” parate qe iu gjeten atij ne shtepi, dalin e shesin moral cdo dite. Analiza nuk duhet te jete siperfaqesore per te arritur ne konkluzione te sakta…

    1. Me vjen mire qe tani qenke thelluar pak!
      Si pergjigjje te titullit eshte sistemi i korruptuar dhe fajtor ku mjeke te korruptuar si ky gjejne shesh e bojn pershesh!
      Sa per ate qe eshte mjek i afte e ta mbyllim nje sy ,eshte njesoj sikur nje polic i antidroges te mbaj ca kg drog te kapur per vete,nje i antikontrabandes te mbaj ca mallra te sekuestruara per vete,etj etj!
      Ai punonte ne godinen e shtetit,me paisjet e shtetit( nuk kam info nese shteti ka kontribuar ne arsimimin e tij?)
      Sa per rrogat e ulta te gjithe ne veshtiresi po punojme! E ne fund te fundit e kompesonte disi me punen ne privat!( a mund te dale nje rast i vetem kur ky ti çonte klientet nga privati ne shtet???! Sigurisht jo! E kunderta po!)
      Nje mjek quhet i mire kur i sheh te semuret si PACIENT e jo si KLIENT!
      Nese pyetet : fajtor mjeku apo sistemi?
      Pergjigjia eshte:
      Peshku qelbet nga koka!!!

      1. Nuk jam qartesuar, kam qene i qartesuar me kohe. Mjekun nuk mund ta konsideroj as fajtor as te pafajshem per sa kohe qe mbetet i dyshuar. Jam e sigurt qe eshte koke turku dhe iu eshte hedhur si ushqim militanteve dhe budallenjve dhe mendoj se edhe nese eshte fajtor, faji i tij eshte shume me i vogel se i atyre qe e cuan mjekesine ne kete derexhe. Vetem koncesioni i sterilizmit, na kushton nja 50 here me shtrenjte se sa vlera reale, kjo eshte thene nga nje i majte se une as qe ia kam idene. Prandaj fajtori mendoj se duhet kerkuar aty ku eshte dhe jo te behen shenjestet mjeke apo sanitare qe punojne aty, por qe kane gjetur ashtu.

    2. Nuk po mohojme koken e turkut te ketij doktorit, po po themi qe perse doktori kaq “i zoti” vazhdon te rrjepe ne spitalet publike dhe nuk faturon mijera euro ne spitale private apo ne studion e tij? Perse rrjep edhe varfanjaket qe kane nje jete qe paguajne sigurimet e ketij shteti qe ne siperfaqe mohon por ne brendesi ka legalizuar korrupsionin..Sa per te shfryre keto premtime politikanesh: Ti mendon se ky zoteri do kenaqej me nje rroge te rritur ne shtet (1200 Eur) dhe nuk do kerkonte me operacione me para?

  16. Te thuash nese eshte faji i mjekut apo i sistemit eshte njesoj sikur te sgjidhesh ate qe per mijera vjet mendje te ndritura nuk e kane gjetur ende , e beri veza pulen apo pula vezen ?
    Mund te jesh njeri i mire sa te duash por sistemi te le jasht tij me perçmim e perbuzje nese nuk pershtatesh me te .
    Ne kete vend nuk ka vlere ndershmeria , njerzelliku dhe dituria por ka vlere pasuria qe ke , xhambazlleku , sevilizmi dhe mbi te gjitha sa i afte je ti qe ti pershtatesh sistemit . Bejme lepurin me me te fortin dhe luanin me me te dobtin , servila me eprorin dhe harbuter me vartesin . Jemi futur ne nje qorrsokak qe as nje nuk dine te thote se çfare jemi duke katranosur dhe se cili eshte destinacioni yne . Kemi humbur vlerat njerezore dhe kafsheria dhe perbindeshat po mbizotron zemrat dhe shpirterat tane , por mbi te gjitha kemi humbur besimin tek i Madhi Zot . Disa thone se nuk po shohim drite ne fund te tynelit , une do te thoja se ne jemi ne bujo totale ende shume larg pa hyre ne tynel . Ne kete rruge qe po pershkojme , destinacioni perfundimtar eshte humnera . Jemi vete ne qe po ja perkeqesojme dhe po ja veshtirsojme jeten vetvetes dhe te tjereve .
    Nese me pyet a eshte doktori apo sistemi fajtori , une te pergjithem se jemi vete ne qe kemi ngritur ne kembe kete sistem antivlerash . Duhet detyrimisht nje kthese me 180 grade , duhet nje rikompozim i gjithçkaje , duhet njerzllik , duhet besim ne Zot .

    1. E sakte! Shqiptarët e kanë hedhur Zotin tutje dhe ja pasojat! Dhe si i thonë fjalës “Nuk kemi pare gjë akoma”!

  17. Ai esjte nje mjek qepersoni i semure i vete dhe ai i kekron pak pik turpi para para operacionit.Kete e kam shume te fresket me kusheriren time.E tmereshme.Keto nuk behen kurre,kurre NE USA.O zoo I gjefshin te keqiat ne familjet e tyre.

  18. Pa diskutim qe mjeku ka fajet e veta. Sigurisht qe nese prokuroria do ti hyje sigurisht kesaj do e kete fare te thjeshte ti faktoje: Origjina e parave nuk mund te jete nga puna ne privat apo cmimet e marra pasi keto paguhen permes bankave (deri tani nuk dime sa ka ne prona dhe ne banka ky individ), ka pasur ne zyre materiale te shtetit (gje qe eshte e paligjshme, rrine ne magazine) qe ose i perdorte vetem vete ose i perdorte ne privat, ka perzgjedhur individet qe do operoheshin ne privat me fondin e shtetit duke percaktuar rradhen dhe vendin perkundrejt ryshfetit (mjafton te pyeten pacientet e familjaret), ka marre para per operacionet, ka penguar koleget e vet te operojne qe te punonte e fitonte vetem ky etj etj. Jam dakord qe rroga eshte e pamjaftueshme dhe koleget ne USA apo Europe fitojne me shume. Por beri zgjedhjen e vet. I kishte borxh ketij shteti qe e shkolloi ketu dhe edhe jashte, pavaresisht meritave personale apo familjare. Nga ana tjeter fitonte shume here me teper se koleget e tij. Ka plot mjeke ne Shqiperi qe jetojne me me pak se 1 apo 2 mije Euro ne muaj. Po ata nuk jane njerez? Nuk kane investuar e bere shkolle njesoj si ky? Nuk kane kontribute e vlera? Nuk jane te dobishem madje te nevojshem per shoqerine?
    Por medalja ka edhe nje ane tjeter. Kur u kthye nga e gjeti te ngritur sistemin e korrupsionit. Ky thjesht pati fatin te ngjitej shpejt ne maje e ta shfrytezonte mire duke perfituar nga posti. Por ne mjekesi ka plot te tjere qe kane edhe me shume mekate, qe fitojne edhe me shume dhe qe jane kontributore per ngritjen e sistemit. Pothuaj te gjithe shefat e klinikave, “profesoret” tane te famshem jane njesoj si ky. Shume te tjere do silleshin njesoj po tu jepej mundesia. Sepse ketu korrupsioni eshte ngritur ne sistem dhe rendja pas parase ne semundje. Fajtori i madh eshte shteti, politika e te gjitha ngjyrave e cila e ka toleruar kete situate ne vite pa bere asgje. Pacientin e ka lene ne balte, ne dore te ketyre matrapazeve, ndersa mjekun si legen me rroga qesharake me doren e shtrire ndaj njerezve. Thjesht nuk ka dashur kokecarje, njesoj si me drejtesine. Mos harroni cfare tha Rama ne 2013 kur e pyeten per aleancen me Meten: fajin e ka sistemi, jo njerezit. Cfare beri per te ndryshuar sistemin? Ku eshte shendetesia falas? Si shpjegohet qe keta qe pergjigjen per shtetin e shendetesine per vete e njerezit e tyre rendin me vrap jashte shtetit apo ne privat? Habitemi e hidhemi perpjete se ju gjeten 400 mije Euro nje kardiokirurgu. Po sikur te kontrollohej neper shtepite e pronat e politikaneve keni ide sa do gjendeshin? Sa miliona u vodhen atyre neper shtepia para pak viteve qe as guxuan ti denonconin se nuk i justifikonin dot? Ky operonte e perpiqej te shpetonte jete njerezish, po keta cfare kane bere per ti merituar? Qe na nxijne jeten perdite? Po ky ASPAK-u u krijua per te kapur Edvinin e mjekesise apo Edvinin dhe Edvinet e qeverise e polititkes? Cne qe u kujtua tani para zgjedhjeve dhe pse e dha vendimin para gjykates ky Edvini i qeverise? Nos valle jane vetem shashka, mish per cakejte e uritur, hi syve per delet e ketij vendi. Mos ky Edvini dhe ajo gjykatesja i duhen thjesht per propagande atij Edvinin me te madh? Peshk donit u thote deleve, peshk po ju jap. Sigurish peshk per tigan, se peshku i madh e can rrjeten e ASPAK-ut. Pra kush duhet denuar i pari, Edvini i QSUTse apo Edvini i SURRELIT?

  19. Ashtu si disa foto të publikuara vite më parë, ku Sali Berisha, shfaqej në varkë më fëmijët e Enver Hoxhës dhe pranë oxhakut të Nexhmijes, investimi tregon:

    -Përdorimin e shtetit dhe pushtetit për pasurimin e familjes.

    -Rreshtimin e ministrave dhe drejtorëve në shërbim të dhëndrit dhe së bijës

    -Shantazh, kërcënim dhe ndëshkim për këdo që bën rezistencë dhe nuk firmos për interesa të dhëndrit.

    -Grabitje të pronës publike pa asnjë vendim, thjeshtë me një të rënë të lapsit.

    -Fshirje nga letrat të pronarëve privatë dhe kalimin e pronës së tyre në emër të dhëndrit.

    -Veprime arbitrare, falsifikime dhe zhdukje dokumentesh.

    -Babëzi e frikshme për t’u pasurua me çdo kusht, me çdo çmim dhe në mënyrë të padrejtë.Lereni doktor in prifti se Ai ka pune me spakun,por shikoni doktorin kriminel salih karaxhic berisha cfare ka bere me pronen publike duke e vjedhur dhe ndertuar 17 kulla per dhenderushin Mall tezi

  20. Ore Cope Derr i Rilimdjes.

    Lugati Krywminister tw ka dhenw mw Koncesion.

    Zgjohesh ne mengjes, e te presik Konceaionaret per te te rrjepur.

    Te ka futur TY o DERR, si kolateral, Lygati Kryeminister.

  21. Sistemi, se qytetari mund të ankohet për mjekun dhe përfundon i hetuar nga prokuroria si ato dy gratë që u vdiq babai. Pra sistemi partiak që mbron të vetët dhe përdor për kok turku ato që i kundërvihen.

  22. Sa te neveritur qe jeni ky mjeku ka shpetuar me qindra jet dhe te flasen ata qe kan pasur hall dhe ti kete hallall ai esht nje fate per ata fate keqet e smur . une kam pasur nje rast me nje njeriun tim ku jashte me kerkuan 25000 € dhe ne shqiperi ishte i vetmi qe kryente ate lloi nderhyrje , gabimi i mjekut esht qe punoi ne shqiperi se ne nje vende tjeter do fitonte me shum u be kurban i rilindjes

    1. O Larve, Nuk behet llogaritjet e sa do kishte fituar mjeku, por ligjet, rregullat qe ka shkelur..Di shtet, di civilizim, di ndergjegje socialiti , apo zaten mes malesh je rritur. e ske paguar kurre taksa. Ke pyetur veten , ku operon ku doktori dhe kush i paguan shpenzimet e struktures? Ti je nga ata qe kur hapin te tjeret rrugen per ambulancen e te semurit, ecen mbrapa per te dale i pari..

  23. Artikull i turpshem !!
    Per zhvatesit nuk ka justifikim dhe sidomod me bluze te bardhe. Turp mbi ju qe e mbroni dhe krim per ate qe zhvat

  24. Lugati i ka lene rrogat e mjekeve 600.000 leke te vjetra.

    Pilivesat qe ka bere Drejtoresha dhe Ministre marrin 2 deri 3 here me shume.

  25. Veting në mjekësi?Atëhere do të ikin të gjithë.Vërtet që mjekët marin para si dhuratë por vetë të interesuarit ja kanë ofruar.Dhe deri tani kjo nuk vërtetohet.Kush shqiptar nuk ka lekë në shtëpi.Po këta politikanët e rilindjes sa kanë??Plot.Sikur të përgjoheshin në telefona do dilnin të gjithë me para në shtëpi.Dhe i kanë fituar duke vjedhur.Mjekët të paktën e bëjnë një punë.Sidomos kirurgët.Dhe ky fenomen në këto 8 vjet u rrit marëzisht.Shiko politikanët bëjnë dhe të tjerët!!!

  26. Vërej se për këtë ngjarje ka një vërshim komentesh, 40 deri tani.
    Përse ky interes kaq i madh ?
    Sepse në qendër të vëmëndjes së gjithë njerëzve që prej një viti është pandemia e mjekët sigurisht janë herojtë kryesorë të kësaj drame botërore..
    Është interesant se ndonëse vëmëndja më e madhe e të gjithëve është e përqëndruar tek spitalet Kovid, që deri dje ishin vetëm 4 copë në Tiranë, si rrast korrupsioni në këto spitale, edhe kur u zbulua se në morgun e tyre gjendeshin dyfishi i të vdekurve të raportuar nga qeveria, për këtë lojë makabre të fshehjes së qindra vdekjeve, ku veç kryeministrit padyshim kanë dorë edhe disa mjekë pa dinjitet, servile e frikacakë, kjo histori zgjati në media dy-tre ditë e prokuroria as u mor fare për ta hetuar.
    Një gjykatëse ka disa vite që liron nga burgjet kapobandat e vrasësit, e tani në prak të zgjedhjeve u kujtua “drejtësia e reformuar” që ta arrestojë.
    Pikërisht nga “hetimi” i kësaj gjykatëse, rastësisht doli edhe emri i dyshuar për mitmarje i kardiokirurgut Prifti e meqë ky Prifti mesa duket nuk është nga dora e qeverisë, vetëm nga emri i gjetur tek Hoxha, e çoi SPAK-un që të kontrollojë shtëpinë e zyrën e tij e të gjejë disa qindra mijë euro.
    Që sanitarja paskej bërë kërdinë duke marë para tek “Shefqet Ndroqi” në bashkëpunim me infermierët e padyshim edhe mjekët e që në këtë spital nuk u mor vesh se çpatën 5 pacientë që u hodhën nga dritaret, kjo pak është komentuar.
    Nuk do ti hyjë diskursit se a ka rrjepur pacientë kardiokirurgu i shquar apo jo, se kjo i takon drejtësisë ta përcaktojë e as Ramës e as miletit që shkon me mëndjen e tij.
    Më tërheq vëmëndjen urrejtja ndaj njerëzve që me aftësitë e tyre kanë mundur të pasurohen.
    Sigurisht që të pasurohet dikush, një mjek i pa aftë, xhahil e faqezi duke mashtruar, i duhet rënë kokës, por që ti vërsulesh me kaq urrejtje një kardiollogu të një niveli që i kalon kufijtë e Shqipërisë, vetëm nga cmiri se paska kaq shumë para, ky është nje trgues i mentalitetit komunist që nuk i është shqitur shqiptarëve..
    Dëgjova se kardiokirurgu Prifti ka marë disa çmime ndërkombëtare në seminare ndërkombëtare që shkojnë në disa qindra mijë euro, por më shumë se këto para ka vlera vepra e tij shkencore , pra stadi i shkencëtarit.
    Sa të tillë ka Shqipëria ?
    Në dyshimin tim mund të jenë nja 100 copë mjekë të tjerë që abuzojnë me mitmarjen e janë përgjegjës me pa aftësinë e tyre për vdekjen e qindra pacientëve.
    Jo po na del një “amerikan” dhe e akuzon doktorin se një i afërm i tij paska vdekur pas operacionit.
    Para do ditësh dëgjova që një pacient i shtruar në një nga spitalet universitare më të mira europiane, ishte operuar për probleme kardiake e pas operacionit kishte rezultuar se kisht një ulçer akute në stomak.
    Janë gabime që ndodhin në mjekësi megjithë majat e larta që ka arritur në dhjetëvjeçarët e fundit.
    Në perëndim ka mjekë të shquar që janë bërë multimilionerë me profesionin e tyre.
    Askush nuk i përflet për milionat e tyre veç komunistëve.
    U zgjata shumë e për ta mbyllur ju bëj thirrje që drejtësinë lerjani specialistëve të kësaj punë e jo piktorit karagjoz Edvin Rama.

    1. Mos i merr gjerat bashke, por nje nga nje:
      – Sistemi spitalor eshte i korruptuar dhe ka nevoje per reformim
      – Doktori u kap me duar ne thes dhe duhet te marre ate qe kerkoi
      – Politika duhet te mbaje duart larg nga sistemi shendetesor

    2. Shume i sakte komenti i paemer i ores 18:38. Po te degjoje sot analistet pro-qeveritare, te gjithe flisnin per problemet qe doktori ne fjale i ka shkaktuar shendetesise shqiptare. Edhe vete Rama kishte deklaruar se mandatin e trete e donte per te luftuar batakcinjte ne mjekesi. Pra qarte dhe haptas, doktori eshte kthyer ne nje kauze per per Ramen

    1. Po çfarë ke parasysh me “muxhahedinët e tokës së zanun” ?
      A mos e ke fjalën për brekgrisurit e 1944 që zbritën nga malet e u bënë “pronarë” të vilave të elitës intelektuale e patriotike, në Tiranë e qytetet e tjera të Shqipërisë ?

  27. nuk e njoh këtë person,por di të them një gjë fare të thjeshtë!
    nëse ka marrë para që nuk i takojnë për punën që ka bërë me kontratë të nënshkruar prej tij,atëherë ka marrë para të jashtëligjëshme!!
    dikush thotë se tek spitalet private do paguhej 20 fishi e këtu paguhet vetëm 1 mijë euro,prapë e ka gabim!!
    në spitalin privat është një çmim që duhet ta paguash,për atë fitim spitali paguan taksë dhe është korrekt!
    në spitalin shteror ka çmimet e veta që paguhen nga sigurimet!çdo gjë tjetër është korrupsion!
    është një mjek,një infermiere,një sanitare!?
    nuk ka rëndësi!kush kapet dënohet!
    nëse kapen dhjetë dënhen dhjetë,por asnjëherë “ky është doktor i mirë dhe e lëmë pa dënuar”!
    mos dënimi i “parisë” nuk të lë të dënosh as “vegjëlinë”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *