• |
ide | kryesore

Situata me Covid-19/ Prej 7 ditësh në Berat asnjë përgjigje tamponi

-Instant, Lajme, Të fundit



Që nga data 11 shkurt, prej një jave testet e Covid-19, të kryera në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje.  Sipas burimeve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat, vonesa janë krijuar edhe në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë qytet. Po këto burime konfirmojnë se pranë këtij institucioni mungojnë testet PCR dhe rapid-test.

Sipas epidemiologëve, vonesat prej 7 ditësh në mbërritjen e tamponëve jo vetëm që përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientit, i cili merr mjekim pa e ditur nëse është pozitiv apo jo, por rrezikon edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontakteve të tij.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *