• |
ide | kryesore

Rama për largimet: Shqiptarët i mbajti në kafaz si gardelina vetëm Enveri

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Vlora, në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave opozitare për largimet nga Shqipëria. Sipas kryeministrit akuzat e bëra janë skandaloze, teksa është shprehur se shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë në histori, veçse në kohën kur i mbajti të mbyllur Enver Hoxha.

Ikjet sipas Edi Ramës nuk janë fund i botës, pasi gjëra të tilla ndodhin në të gjitha vendet në tranzicion.

“Ndoshta humb vota, por… e vërteta është që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, por i gjithë vendeve që kanë dalë nga tranzicioni. Shqiptarët s’kanë dalë veç kur i mbylli Enveri në kafaz dhe i bëri gardelina që duhet të këndonin këngët e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qënë popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund t’i them një 20 vjeçari që thotë dua ta provoj veten se nuk pres dot as një mandat tjetër as 2 për të më bërë këtu gjërat që kam dëshirë, por e dua sot dhe do shkoj ta marr atjeSot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Këto janë çmenduri. Mos harrojmë që ka shumë shqiptarë që janë kthyer në këto periudha. Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. Trendi hisotik do kthehet, por këtë nuk e vendos dot unë. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë se ata lëvizin në një treg të përbashkët” tha Rama.


7 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Enveri i izoloi shqiptaret,Edvin Escobar D’rama i detyron te largohen,duke i vënë para alternatives,emigrim ose vetvrasje.Tre herë më shumë vetvrasje se sa vrasje ndodhin qe kur kan ardhur ne pushttet drogaxhinjt e” rilindjes”.Emigrimi i mbi 400 mije shqiptareve pas 2013-es eshte stimuluar nga Qeveria,per te rritur remitancat qe përbëjn afro 15 % të të ardhurave kombëtare(3 herë më të larta së investimet huaja)dhe per te larguar kundershtaret politike,qe filloi me largimet masive nga puna.Punë ka,por s’ka profesionistë ,thoshte Edvin Escobar D’Rama me profesion zhgarravites qe u bë Kryeminister(Arben Ahmetaj Mesues gjysmak i anglishtes u bë Minister i financave)! Çfar kan te perbashket Edvin D’Rama,
    Erion Veliaj,Tom Doshi,Elvis Rroshi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Agim Kajmaku,Valdrin Pjetri …….e kompani?
    Te gjith jan kthyer nga vendet Perendimore se nuk kan arritur minimalen atje,askush nuk ka pasur sukses ne profesionet e tyre(disa jan me 8 Klase),por ne Shqiperi bënë karrierë politike dhe pasuri!Keta jan shembuj suksesi per per rininë ne Shqiperi.

  2. Ai I mbajti e kishim nje vend me popull te varfer e te vuajtur. Ti po I detyron te largohen dhe ketu mbesin pleqte qe nuk punojne dot e do te vdesin nga fukaralleku. Keshtu ti do ja flesh Vucicit Shqiperine me nje azil pleqsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *