• |
ide | kryesore

Covid-19 i merr jetën 17-vjeçarit nga Elbasani, i shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”

-Instant, Lajme, Të fundit



Covid-19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në  spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo. Vdekja e tij shënon një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë. I riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit për gjendjen e tij të rënduar duke qenë kaq i ri.

Kujtojmë se ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koroonavirus 1071 qytetarë ndërsa në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 618 pacientë.


2 Comments

  1. 17 vjeç!!!!O zot.Si ka mundësi.Ça bëhet!!Ka hyrë nonji virus më i keq.Ose e kanë fut qëllimisht.Nuk ka mundësi!!!

  2. O njerez. Me te pare perkeqesimin drejtohuni spitaleve. Mos degjoni njerz te papergjegjshem qe thone mos shkoni neper spitale se atje ju vdesin. Sa do keq te jen spitalet tona. Jan shume her me mire se sa ne shpi. NDERGJEGJESOHUNI. MOS LOZNI ME JETEN TUAJ DHE TE DASHURVE TUAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *