• |
ide | kryesore

368 qytetarë rezultojnë pozitivë në Kosovë, 4 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Shëndetësor i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.843 mostra prej të cilave kanë rezultuar 368 raste pozitive. Po ashtu, në njoftim thuhet se janë raportuar 4 viktima me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste ndërsa 1.579 persona kanë humbur jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në 58.600 raste. Aktivë me Covid-19 mbeten  6.829 qytetarë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *