• |
ide | kryesore

Basha nxjerr videon: Çfarë nuk do harrojmë nga 8 vitet e Ramës

Arkiva


Lulzim Basha thotë se për 8 vjet Edi Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Ndaj sipas tij, më 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Në një video në Facebook, Basha ka bërë publike, ato që ai i quan dështime të qeverisë. Në video kryedemokrati kujton shembjen e Teatrit Kombëtar, apo edhe përgjimet për blerjen e votave.

Sipas Bashës, anëtarët e qeverisë kanë trefishuar pasuritë dhe kanë rritur taksat për qytetarët.

Keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni shpërdoruar 6.2 mld euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *