• |
ide | kryesore

Incidenti në selinë e FRD/ Reagon PD: Rama po vepron në panik, politikan hakmarrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur ditën e sotme në zyrat e FRD-së, ngjarje kjo në të cilën u përfshi dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Sipas deklaratës së nxjerrë nga kjo seli, PD dënon ‘aktin brutal’. Kjo seli kundështon përdorimi e forcës policore kundër një partie politike, duke thëne se ky incident është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë. PD shprehet më tej në deklaratën e saj se kryeministri Edi Rama po vepron në panic lidhur kjo edhe me zgjedhjet e 25 prillit.

“Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët. Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin”, thuhet në njoftimin e PD-së


4 Comments

  1. Me ket lloj stili e kerkoni pushtetin ju mer!?!?

    Shpellaret jane nje shkalle me lart se ju, cfare zhgenjimi!

  2. O like e dhjeve lere tani ate muhabet. Jo se nuk e ke dhi dhe here tjera po sot u shgrreve ca si shume. Dhe per ca????? Per nje parti kot, qe vetem emrin ka, imagjino kane me shume vula se njerez.

  3. Po ky lul qurrja qe nuk u be burr njehere, pse sdel ti thote qe presidenti nuk vepron si halabak klasa e shtate. Tja heqesh pantallonat para PD e ta rrafesh me thuper. Dhe e di sh mire ca mendimi ka per te likja, dhe prape e di qe ne rast bashkeqeverisje sa per sy e faqe do jete si kukull para likes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *