• |
ide | kryesore

Policia zbarkon në zyrat e FRD, Shehu: Do jem në zyrë, le të më arrestojnë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkur ditën e sotme përpara zyrave të FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”. Bashkia e Tiranës nëpërmjet një letre drejtuar kreut të partisë Sali Shehu, shkruan se arsyeja se pse policia ndodhet aty është sepse duhen bërë disa ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen e rikonstruksionin pasi hapësira, e cila është pronë e bashkisë është e amortizuar.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Sali Shehu nëpërmjet një deklarate për mediat të bërë para ambienteve të FRD-së e cila prej kohësh është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës. Shehu shprehet se nuk është njoftuar zyrtarisht, por thjesht në adresë të tyre ka mbërritur një letër pa firmë dhe pa vulë, ku thonte se duhet të lironin zyrat.


8 Comments

  1. Pse u kujtuan tani per te kerkuar lirimin e zyrave, deri dje u duhej Bamir Topi.

    Keto jan grahmat e nje rregjimi dictatorial e mafioz

    Veliaj keshtu do nxirresh nga zyrat ti dhe pastaj direct ne burg me ate qe u ke bere Tironsave duke u marre pronat e dhene banditeve mavi per pallate.

    Koha po te mbaron o langaraq

  2. Po ka njeri qofte dhe budalla qe se kupton kete koincidence mor fshatar i Terpanit . Nuk mund te prisje pas zgjedhjeve kur ke pritur vite te tera Bamir Topin. Hipokrit,hileqar,hajdut ,i pafytyre .

  3. Ça bënte më tepër Enveri.Të nxirte nga shtëpitë pa vendim gjykate vetëm me urdhërin e partisë.Siç po ndodh sot.Bëjnë çështë e mundur të sabotojnë e të pengojnë.Deri kur.Se zëmërimi ka një kulm.Gjithë kjo do ju kthehet në bumerang.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *